“Gërdeci, Mediu e Luan Hoxha e dinin”
Ish-gjenerali i shkarkuar nga detyra pak ditë më parë në formë ndëshkimi për tragjedinë e Gërdecit, deklaron se ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, kanë qenë të informuar lidhur me çështjen e Gërdecit.
Zija Bahja, ish-komandant i Komandës Mbështetëse, i cili pak ditë më parë u shkarkua bashkë me Shpëtim Spahiun, është shprehur se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe kreu i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, kanë pasur relacione të detajuara në tavolinë për municionet e Gërdecit. Deklarata është bërë dje nga Zija Bahja, gjeneral-major i nxjerrë në lirim pak ditë më parë nga Presidenti i Republikës me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Zija Bahja për shkak të detyrës së tij si komandant i Komandës Mbështetëse, ka qenë ushtaraku që ishte ngarkuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm për të kryer transportin e fishekëve e më pas predhave në Gërdec dhe për t’i dorëzuar ato në punishten e çmontimit të ngritur në ish-repartin e Brigadës së Tankeve. I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, gjeneral-brigade, Zija Bahja, tha dje në mbrëmje se ai i kishte shprehur në mënyrë direkte rezervat e tij ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, për sasinë e municioneve që në zbatim të urdhrave përkatës transportoheshin për demontim në Gërdec. Sipas ish-ushtarakut, për çdo veprim të tij në zbatim të urdhrave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, ai ka hartuar dosje-raport të hollësishme duke i dërguar ato në mënyrë periodike dhe në kohën e duhur në zyrat e titullarëve që kishin nxjerrë urdhrat për zbatim. Deklarata e djeshme e gjeneral-brigade, Zija Bahja, vjen në një kohë kur si ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu ashtu edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të hollësive lidhur me Gërdecin dhe se nuk kanë pasur asnjë raport apo shqetësim për rrezikun që paraqitej aty.
Akuza e gjeneralit
Ish-komandanti i Komandës Mbështetëse tha se, në bazë të rregulloreve dhe ligjeve ushtarake, raportimi tek shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe ministri i Mbrojtjes bëhet në çdo moment në raste kritike, çdo 24 orë për veprimtarinë ditore dhe çdo 3 ose 6 muaj për një kohë më të gjatë. Bahja konfirmoi se raportimet për të gjitha veprimet e tij kanë qenë korrekte dhe sipas rregullave të përcaktuar. Gjeneral-brigade Zija Bahja shtoi dje se, Komanda Mbështetëse e drejtuar prej tij ka vepruar në zbatim të urdhrave nr. 550 dhe nr. 2044 të ministrit të Mbrojtjes, për transportin e municioneve dhe dorëzimin e tyre ndërmarrjes MEICO në Gërdec. Pikërisht kjo ndërmarrje, është akuzuar dje nga ish-gjenerali se nuk ka arritur të kontrollojë zbatimin e kontratës së çmontimit të municioneve. Sipas gjeneralit, grumbullimi i tepërt i barutit të dalë nga çmontimi është i palejueshëm dhe i rrezikshëm dhe si pasojë baruti duhej të ishte asgjësuar çdo 24 orë. “Me sa di unë edhe në kontratën mes MEICO dhe firmës private ishte shkruar kjo, por ndërmarrja MEICO duket se nuk ka arritur ta kontrollojë këtë pjesë të zbatimit të kontratës. Nëse do ta kishte kontrolluar pasojat e ngjarjes nuk do të ishin këto”, është shprehur gjeneral-brigade Zija Bahja. Ai vijoi se, përgjegjësi të veçantë kanë ata që hartuan urdhrin që përcaktoi se MEICO duhej të kontrollonte fabrikën e Gërdecit, duke ia hequr ushtrisë këtë të drejtë. Në rastin e Gërdecit, sipas Bahjes, komanda e tij ka vepruar vetëm me urdhra të shkruar që janë dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, ndaj si rrjedhim këta urdhra janë të verifikueshëm. Ai u shpreh se, ministri i Mbrojtjes është nxituar ose ka qenë i painformuar kur propozoi shkarkimin e tij tek Presidenti i Republikës. tr.so
Specialistët: Gërdeci, rajon i pabanueshëm për dy vitet e ardhshme
TIRANE – Specialistët paralajmërojnë se zona e Gërdecit rrezikon të jetë e pabanueshme përgjatë dy viteve të ardhshme. Banorët e zonës të cilët kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga tragjedia, rrezikojnë të mos kenë mundësinë e kthimit në shtëpitë dhe tokat e tyre për 24 muajt e ardhshëm. Kjo është koha që i nevojitet Qeverisë për të monitoruar nivelin e ndotjes së tokës, ujit dhe ajrit në rajonin e Gërdecit nga shpërthimi i fabrikës së çmontimit të municioneve e cila ishte ngritur nga Mihal Delijorgji në ish-repartin e tankeve. Analizat e kryera deri më tani kanë dhënë rezultate kontradiktore. Ky fakt sipas specialistëve e bën edhe më të pasigurt gjendjen e banorëve që kërkojnë të kthehen në zonën ku kanë pronat dhe shtëpitë e tyre. Katër institucione, Instituti i Mjedisit, ai i Shëndetit Publik, i Tokave dhe Laboratori i Ushtrisë janë angazhuar të analizojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, kontaminimin e mjedisit nga shpërthimi i predhave dhe djegia e sasive të larta të barutit që ishin depozituar në fabrikën e çmontimit në Gërdec. Një proces i tillë monitorimi pritet të zgjasë minimalisht për dy vitet e ardhshme. Por sipas specialistëve kjo është koha e nevojshme për analizat e duhura në mënyrë që banorët e Gërdecit të mësojnë se toka ku ata kanë banesat e tyre është apo jo e rrezikshme për të jetuar. Pak ditë më parë, qeveria miratoi një listë me 354 emrat e kryefamiljarëve të banorëve që kishin shtëpitë dhe pronat përreth kraterit të shpërthimit. Atyre është vendosur t‘u paguhet qiraja për një vit ndërsa për ata banorë të Gërdecit që aktualisht po qëndrojnë në Kovalishencë, është vendosur ndihmë financiare në vlerën e 250 mijë lekëve për katër muaj.