Pediatria, prindërit para borxh për ilaçet e fëmijëve
Kriza e ilaçeve nuk është më gjë e re në spitalin më të madh në vend. Por kur janë fëmijët që e vuajnë mbi kurriz çdo ditë mungesën e analizave e medikamenteve, situata bëhet akoma më e rëndë.
Aktualisht në spitalin pediatrik të QSU-së prindërit sorollaten sa në farmaci e sa në klinika private për t’u siguruar fëmijëve ekzaminimet e barnat, që duhet t’i marrin falas në spital. “Të gjitha ia kam blerë me paratë e mija vajzës, nga antibiotikët e deri tek analizat, që jemi detyruar t’i bëjmë në klinikat private pasi na kanë thënë që s’bëhen në laboratorin e spitalit”, thotë Erjola, e cila ka shtruar të bijën 6 muajshe në shërbimin e pneumoalergologjisë. Fëmijët e shtruar në këtë pavijon duhet të bëjnë seanca avulli, me një aparaturë të posaçme për të liruar mushkëritë. Por atëherë kur ka ilaçe nuk punon aparatura, e me rregullimin e saj ndodh e kundërta. “Vetolina (ilaç që përdoret për lirimin e mushkërive për fëmijët që vuajnë nga astma, pneumonitë apo kanë probleme me laringjitin) ka disa muaj që mungon dhe nënat e blejnë vetë”, shprehet një nga infermieret e pavijonit. Të njëjtën gjë pohojnë edhe mjekët duke shtuar se, në shumë raste vihen në pozitë të vështirë me prindërit. Por nuk është pneumologjia, pavijoni më problematik në krizë janë edhe hematologjia, reanimacioni e pediatria infektive.
Borxhet e prindërve
Sidomos për prindërit që vijnë nga rrethet kjo gjendje është e papërballueshme. Për disa prej tyre “thika ka shkuar në kockë”, me borxhe arrijnë të përballojnë shpenzimet. “Nuk janë as dhjetë, as 100 mijë lekë se kaq nuk do na vrisnin, e kemi të pamundur të përballojmë kurat nga 400 euro e më shumë”, thotë babai i një 13- vjeçareje të shtruar në pavijonin e hematologjisë me sëmundje të rëndë gjaku. Prindër të tjerë pohojnë se, deri tani kanë harxhuar më shumë se 200 mijë lekë vetëm për blerjen e citostatikëve (për trajtimin e sëmundjeve vdekjeprurëse të gjakut), që nuk i ka spitali. “Përpara këtyre medikamenteve mungesa e të tjerave nuk bie në sy, vetëm një cikël trajtimi u kushton fëmijëve nga 200-500 euro, me kushtet tona nuk kanë faj që ankohen s’kanë ku t’i gjejnë”, pohon një nga mjeket pediatre në pavijonin e hematologjisë. Veç hallit të madh që i ka zënë prindërit e fëmijëve duhet të mendojnë edhe si të sigurojnë paratë për të blerë ilaçet, kjo kur fëmijët sipas të gjitha ligjeve e rregullave gëzojnë më shumë se të gjithë të tjerët të drejtën për t’u trajtuar falas në spitalet publike. Të njëjtat probleme ka edhe reanimacioni. Thuajse të gjithë antibiotikët që u jepen të vegjëlve pas operacionit, që rezultojnë të jenë edhe më të shtrenjtët, mungojnë. Edhe për to paratë dalin nga xhepat e prindërve. Por nuk janë asgjë krahasuar me ato që kanë paguar për operacionin e fëmijëve të tyre. E për ironi shumë prej tyre e quajnë detyrim të paguajnë edhe më shumë, mjafton që t’u shpëtojnë të vegjlit. “As më hyjnë në sy fare, edhe më shumë të më kërkonin do t’i jepja. Të më bëhet mirë çupa”, thotë nëna e një vajze 6 muajshe e operuar para tri ditësh. Përballë kësaj situate krejt indiferente është Ministria e Shëndetësisë. Ajo nuk ka reaguar as kur mjekët pranuan se spitali s’kishte ilaçe, e as kur vetë drejtoria e QSU-së i hodhi fajin pikërisht këtij dikasteri si shkaktar të mungesave. z.ll
Drejtori i QSU: Ministria përgjegjëse
Drejtori i QSU, Mati Pepa, ka fajësuar publikisht Ministrinë e Shëndetësisë për krizën e ilaçeve që ka përfshirë spitalin. Kemi vënë në dijeni Ministrinë e Shëndetësisë disa herë, por prej saj nuk është marrë asnjë masë. Madje, ka pasur edhe përgjigje qesharake të tipit “Na sillini një për një emrat e medikamenteve që mungojnë, ndërkohë që këtë gjë e kishim bërë muaj më parë”, është shprehur Pepa. Sipas tij, nevojat janë të shumta dhe aktualisht, spitali ndodhet në vështirësi mjaft serioze, deri në mungesa totale me disa medikamente dhe materiale mjekimi. Sipas drejtorit të QSU-së, kryerja e procedurave të prokurimit të medikamenteve, materialeve të konsumit të hemodializës dhe materialeve mjekësore, nuk kanë filluar ende dhe nuk dihet afati se kur do të fillojnë këto procedura.