Shkodër, ndërtime pa leje në ujëmbledhës, rrezik nga ndotja
SHKODER - Ndërtimet pa leje përreth pellgut ujëmbledhës të ujësjellësit të qytetit të Shkodrës rrezikojnë seriozisht ndotjen e tij.
Kjo ka bërë që drejtuesit e lartë lokalë, si dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse të mblidhen me urgjencë për të trajtuar fenomenin e ndërtimeve pa leje në Dobraç. Sipas Besim Dycës, specialist në Prefekturën e Shkodrës numërohen rreth 456 ndërtime të llojeve të ndryshme të konstatuara në këtë pellg ujëmbledhës. Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, Engjëll Gjondrekaj, shprehet më se i shqetësuar për ekzistencën e ndërtimeve, kryesisht banesave, pranë pompave të ujit të pijshëm. Shqetësimi i tij lidhet me faktin se stacioni i pompave të ujit në Dobraç është më i rëndësishmi dhe më i madhi në qark, pasi furnizon me ujë të pijshëm gjithë qytetin e Shkodrës, me rreth 150 mijë banorë. "Problemi i ndërtimeve pa leje vitet e fundit është bërë një problem i madh për këtë zonë. Sipas studimeve të sektorit hidrobiologjik, atje janë cenuar dy zonat e para. Nga tre zonat që janë tek ky stacion, zona e parë pritet të shpëtojë në sajë të rrethimit që do i bëhet këtë vit, pas një fondi të posaçëm të akorduar nga Ministria e Punëve Publike. Problem mbeten dy zonat e tjera. Edhe pse në këto zona ndalohen ndërtimet, aty ndërtimet vazhdojnë", ka pohuar drejtori Gjondrekaj.
Ndërkohë Dyca thekson se, duhet të lirohet sa më shpejt brezi i parë i kaptazheve me një perimetër 5600 m, të kaptazheve që akoma janë të parrethuara dhe që paraqesin rrezik për ndotjen e ujit të pijshëm. Sipas specialistëve të prefekturës, tashmë është më se e domosdoshme që në bashkëpunim me komunën ku ndodhet ky objekt i rëndësishëm, të studiohen tre brezat e rrethimit të depove të ujit të pijshëm, pasi vetëm brenda brezit të parë nga fotografimi ajror i zonës rezultojnë rreth 106 ndërtime kërcënuese për pastërtinë e ujit që konsumon çdo ditë i gjithë qyteti i Shkodrës. Ndërmarrja e Ujësjellësit në qytet bashkë me qendrën sanitare kanë bërë kontrollin dhe dezinfektimin e vazhdueshëm të ujit, por prania e kafshëve, shpendëve, ujërave të zeza apo rreziku i veprimeve jo normale, me ose pa dashje nga persona të papërgjegjshëm e rrit rrezikun e ndotjes së ujit të pijshëm të këtij stacioni pompash të ujit të pijshëm. r.d