Laboratori, mungesë dhe për shiringa
KORÇE - Prej dhjetë ditësh në laboratorin e analizave mjekësore në poliklinikën e qytetit të Korçës mungojnë shiringat, por edhe një pjesë e reagentëve të kryerjes së analizave të pacientëve.
Mungesa e tyre ka bërë bllokimin të kryerjes të një sërë analizash në poliklinikë. Ndërsa shiringat mund të blihen në treg, pacientët e kanë të pamundur të gjejnë reagentët. Mësohet se në këtë situatë, ata çdo ditë e më shumë i drejtohen laboratorëve mjekësorë privatë, ku çdo analizë kryhet kundrejt pagesash mjaft më të larta se në poliklinikën shtetërore. Mungesën e shiringave dhe reagentëve e ka pohuar edhe përgjegjësja e laboratorit, Migena Rado. "Shiringat ka një javë që na kanë munguar dhe për të mbaruar punë i dërgojmë pacientët që blejnë në farmaci derisa të na vijë furnizimi", ka pohuar ajo. j.gj