E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, Rama replikon me Braçen: Jo me letra për OKB

Kreu socialist Edi Rama ka replikuar me nënkryetarin e grupit parlamentar socialist, Erion Braçe në lidhje me letrën denoncuese, që ai në emër të grupit parlamentar i ka dërguar 

Komitetit të Sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së  Amnesty International, Rrjetit të Aksionit Ndërkombëtar për Armët e Vogla, OXFAM, ku faktohet implikimi i Sali Berishës në tragjedinë e Gërdecit dhe trafikun e armëve. Sipas Ramës, një letër e tillë nxin imazhin e Shqipërisë dhe nëse vërtetohet trafiku i armëve, vendi mund të pësojë dhe sanksione deri në embargo nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Nuk dihet nëse kjo vërejtje e Ramës do të shoqërohet me ndonjë qëndrim të Braçes në funksionimin e grupit parlamentar, pasi dihet se nënkryetari i grupit socialist është i vetmi deputet që ka mbajtur gjallë debatin për tragjedinë e Gërdecit, duke kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e Kryeministrit Sali Berisha. Në qendër të kësaj letre, ndodhen deklarata të Kryeministrit Berisha, kryesisht gjatë seancës së debatit në parlamentin shqiptar, përmes të cilave ka përjashtuar çdo dijeni për atë që ndodhte në Gërdec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›