Gërdeci, “abuzim” me fondet e bashkisë
Në Këshillin Bashkiak kanë qenë vetëm 27 anëtarë kur u votua për fondin e Bashkisë së Tiranës në ndihmë të banorëve të Gërdecit.
ZIRINA LLAMBRO
Propozuar fillimisht 15 milionë lekë, papritur ky fond u pakësua me pesë herë, duke arritur në 3.2 milionë lekë. Dje në mbledhjen e radhës të këtij këshilli anëtarët e LSI, akuzuan për një votim të padrejtë e pa kuorumin e nevojshëm lidhur me vendimin e fondit për Gërdecin. Madje, ata vunë në dispozicion edhe listën me emrat e anëtarëve që ishin në sallë. “Pakësimi i fondit për banorët e Gërdecit është bërë në mënyrë të parregullt. Kanë qenë në sallë vetëm 27 anëtarë, ndërkohë që për të vendosur duhen votat e 34 prej nesh. Ja ku e keni procesverbalin e të pranishmëve në atë mbledhje. Kjo nuk është normale”, u shpreh Petrit Vargu, përfaqësuesi i LSI në këshill. Por ky pretendim u hodh poshtë nga kryetari Sokol Dervishaj, i cili theksoi se regjistrimet e mbledhjes mund t’i vihen në dispozicion secilit prej anëtarëve. Kjo për të garantuar secilin prej tyre për transparencën e votimit. Menjëherë pas kësaj deklarate Sali Kelmendi anëtar i PDR në këshill kundërshtoi Dervishjan. “Prezenca ka qenë e ulët dhe ai votim nuk ka qenë i rregullt, kjo gjë është e vërtetë”, tha Kelmendi. Por duket se përfaqësuesit e PD dhe PS nuk ia kishin ngenë t’i futeshin më thellë këtij debati, i cili u mbyll për të kaluar në të tjera diskutime.
Mbledhja
Asnjë vendim nuk kaloi dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Tre prej tyre u shtynë që në fillim, ndërsa më tej u vendos që të mos kalonin dhe të tjerët. Kësaj here nuk pati debate të stërzgjatura ashtu siç ndodh rëndom në Këshillin Bashkiak. Një nga pikat e diskutimeve ishte problemi i strehimit të familjeve te materniteti i ri, që do t’u prishen shtëpitë, pasi do të ndërtohet rruga. Anëtarët e majtë kërkuan që prishja të shtyhet edhe dy javë në mënyrë që ata të gjejnë banesa, ku të qëndrojnë me qira. Por nga përfaqësuesit e bashkisë kjo kërkesë nuk ishte shumë e arsyeshme, pasi banorët janë lajmëruar që përpara tre muajsh. Ndërkaq, këta banorë do të trajtohen më bonos qiraje, sapo të merret vendimi në këshill. Një tjetër problem i ngritur dje është edhe inaugurimi i rrugës tek Blloku nga kryebashkiaku Edi Rama. Por rezulton se vendimi për kthimin e kësaj rruge në aks me trafik të kufizuar nuk është marrë ende nga Këshilli Bashkiak. Çka do të thotë se kryebashkiaku ka tejkaluar kompetencat, duke i paraprirë vendimit të këshillit. Nga Kryetari Sokol Dervishaj u dha garanci që mbledhjen e ardhshme ky vendim do të jetë në duart e anëtarëve të këshillit. Sa i përket pikave të rendit të ditës pjesa më e madhe e projektvendimeve kishin subjekt persona të veçantë e jo gjithë komunitetin. Në rendin e ditës u shtua edhe një projektvendim i ri. Në sajë të tij rreth 1600 nxënës shkollash në kryeqytet do të mund të angazhohen në shkollat verore. Projekti “Të mësojmë duke vepruar”, do të përfshijë 10 shkolla. Të ndarë në klube si ai pikturës, i kompjuterëve, klubi muzikor aerobisë e të tjerë, nxënësit e grupmoshave nga 10-14 vjeç në zonat periferike si Shkoza, Sauku, Kinostudio, Kombinati, Don Bosko, Kodër Kamëz, Bregu i lumit e Lapraka do të mund të angazhohen edhe gjatë verës. Edhe ky projektvendim pritet të miratohet mbledhjen e ardhshme të këshillit. Projekti kap vlerën e rreth 36 milionë lekëve.
Fondi për bibliotekat
Për katër njësi bashkiake, një fond prej 2 milionë lekësh do të investohet në pasurimin me libra te bibliotekave të këtyre njësive. Projektvendimi ka qenë dje në rendin e ditës, por ashtu si të tjerët u shty për një tjetër mbledhje. Por ajo që të bën përshtypje është se pa prej banorëve të këtyre lagjeve e dinë që këto biblioteka ekzistojnë, e nuk i frekuentojnë fare ato.