Meta: T’i japim fund sjelljes arrogante të njerëzve me pushtet
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga këshilltarët e kësaj partie në Bashkinë e Tiranës dhe drejtues të LSI, takuan dje banorët e njësisë nr.1 në Tiranë të cilëve bashkia i ka prishur shtëpitë.
Gjatë bashkëbisedimit me këshilltarët e LSI-së në Këshillin Bashkiak, banorët tashmë të pastrehë, paraqitën shqetësimin e arrogancës së njerëzve të Bashkisë së Tiranës. Ata deklaruan se, janë nxjerrë nga shtëpitë pa ju dhënë fare kohë për t’u sistemuar diku tjetër dhe pa ju siguruar një strehim provizor. Ndërsa një tjetër shqetësim i drejtë i banorëve është fakti se një pjesë e tyre, janë banorë me prona të rregullta, por nuk është marrë fare parasysh shpronësimi i tyre nga strukturat shtetërore. Gjatë këtij takimi, Meta deklaroi se, “për fat të keq përmes një mentaliteti të gabuar të njerëzve të veshur me pushtet, ndaj këtyre banorëve është ushtruar një sjellje arrogante”. Kryetari i LSI, gjithashtu premtoi se këtë çështje LSI do ta ngrejë edhe në Parlament dhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës. “Ne jemi të vendosur që t’i japim fund sjelljes arrogante ndaj njerëzve në nevojë dhe pa përkrahje, duke insistuar që të gjenden rrugë dhe mundësira zgjidhjeje, në mënyrë që banorët, gratë dhe fëmijët të mos lihen në mëshirë të fatit, në qiell të hapur”, tha Meta. Kreu i LSI-së shtoi se, “të gjithë ne duam një Tiranë më të bukur, por më tepër kemi nevojë për një Tiranë që njerëzit të jetojnë më mirë”. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i bashkisë. Nënkryetari i saj, Eduard Shalësi i konsideroi deklaratat e Metës mllef propagandistik. “Aleati dhe miku ynë, po vijon të gabojë duke marrë pozicione që janë në kundërshtim me kahjen e së ardhmes dhe duke folur në gjuhën e së shkuarës. Të thuash se sot s’duhet të hapim rrugët e zhvillimi tek materniteti i ri për t’i dhënë frymë gjithë zonës veriore të Tiranës, do të thotë të mos shohësh të ardhme por thjesht të ndash mllefin dhe hallin me disa njerëz të pakënaqur për prishjen e ndërtimeve të tyre pa leje. E sqaroj zotin Meta se ne kemi vepruar si gjithnjë konform ligjit”, u shpreh Shalësi. Dy ditët e fundit, Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e një projekti rehabilitimi të blloqeve të ndërtimit në njësinë bashkiake nr. 1 dhe pranë Oxhakut. Për këtë është dashur prishja e disa ndërtimeve të bëra në ambientet publike dhe shtesave të pallateve. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili ka inspektuar nga afër aksionin e Inspektoratit të Ndërtimit, kërkoi nga kryeministri Berisha të mos prekë ligjin e Legalizimeve, pasi sipas tij, ky proces duhet të jetë një proces integrimi dhe jo barbarizmi.