“Gërdeci” bëhet gati për gjykatë, Mediu shpërdoroi detyrën
Dje iu komunikua akuza dhe 10 ish-funksionarëve të Shtabit dhe të Ministrisë. Asnjëri prej të pandehurve nuk u prononcua gjatë paraqitjes në Prokurori
Dosja “Gërdeci” mund të quhet zyrtarisht e ezauruar nga Prokuroria përsa u takon përgjegjësive mbi fabrikën famëkeqe, ndërsa pritet përfundimi i hetimeve për pistën e trafikimit të armëve. Ish-ministrit të Mbrojtjes dhe 10 zyrtarëve të tjerë të lartë të Ushtrisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, iu komunikuan dje akuzat për tragjedinë e 15 marsit 2008. Në listën e të pandehurve, si përgjegjës për shpërthimin e fabrikës së demontimit në Gërdec të Vorës, do të jetë ish-ministri i Mbrojtjes, republikani Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre; ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha; ish-komandanti i Forcës së Bashkuar, Shpëtim Spahiu; ish-komandanti i Forcave Mbështetëse, Zija Bahja; sekretarët e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Ardjan Mullai dhe Adriatik Mema; drejtori Ekonomik, Shkëlzen Medani; drejtori i Logjistikës së Ushtrisë, Dashnor Çaushi; Ndue Marku, drejtor Juridik në Ministrinë e mbrojtjes dhe Armand Tartari, i cili mban postin e drejtorit të buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes. Ata akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në dhënien e lejes firmës "Albademil", për demontimin dhe çmilitarizimin e fishekëve dhe armatimeve ushtarake. Në shkelje të procedurave për kontrollin e aktivitetit të fabrikës në Gërdec, e cila me shpërthimin e datës 15 mars shkaktoi 26 të vdekur, mbi 300 të plagosur dhe mbi 3400 banesa e biznese të shkatërruara apo të dëmtuara.
Paraqitja
Luan Hoxha ishte i pandehuri i parë i kësaj dosjeje që u paraqit dje në Prokurori. Më pas atje ka shkuar avokati mbrojtës i ish-shefit të Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes, Dashnor Çaushi, duke kërkuar të shtyhet paraqitja e klientit të mbrojtur prej tij. Avokati e ka mbrojtur kërkesën për shkak të një axhende tjetër të parashikuar më parë nga Çaushi. Në Prokurori është paraqitur edhe ish- komandanti i Forcës së Bashkuar, Shpëtim Spahiu, i cili është shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Vladimir Meçe. Më pas, i shoqëruar nga avokati mbrojtës, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u paraqit rreth orës 13:18 në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme. Nga kontaktet që media kishte pasur gjatë paradites me avokatin Ardian Visha, ky i fundit kishte mohuar praninë e republikanit Mediu në Prokurori. Madje kishte shtuar se do ta përfaqësonte në momentin kur Prokuroria do të komunikonte akuzën. Kishte qenë insistimi i prokurorëve të dosjes “Gërdeci” që akuzën për shpërdorim detyre t’ia komunikonin personalisht atij.
Të papunët
Aktualisht, asnjë prej gjeneralëve dhe zyrtarëve nuk është në detyrë. Luan Hoxha është shkarkuar pas përplasjeve që krijoi me Ministrinë e Mbrojtjes për akuzat dhe kundërakuzat për shkeljet me lejen e fabrikës "Albademil" në Gërdec. Ish-komandanti i Komandës së Bashkuar, Shpëtim Spahiu, është i shkarkuar nga kjo detyrë së bashku me ish-komandantin e Forcave Mbështetëse, Zija Bahja, edhe drejtori i Logjistikës së Ushtrisë, Dashnor Çaushi. Dy sekretarët e Përgjithshëm i kanë lënë këto detyra në Ministrinë e Mbrojtjes pas emërimit të Gazmend Oketës si titullar të këtij dikasteri. Drejtori Ekonomik, Shkëlzen Madani, është aktualisht në masë arresti shtëpie për një tjetër çështje, ku akuzohet për shpërdorim detyre, këtë herë për favorizim në tendera dhe dhënien e lejeve për tregtimin e eksplozivëve. Mësohet se Prokuroria do të zhvillojë një seancë tjetër për një akuzë të re me tre të arrestuarit e vetëm të çështjes “Gërdeci”; administratorin e fabrikës "Albademil", Mihail Delijorgji, drejtorin Teknik të saj, Dritan Minxolli dhe drejtorin e MEICO-s së Ministrisë së Mbrojtjes, Ylli Pinari. Ata kanë aktualisht akuzat e shkeljes së rregullave të sigurimit teknik në punë dhe të vrasjes së më shumë se tre personave.
Gërdeci, shpërthimi që “shkundi” qeverinë shqiptare
Të shtunën e 15 marsit të një viti më parë, pas disa shpërthimeve të njëpasnjëshme në fshatin Gërdec të rrethit të Tiranës, një shpërthim 10-fish më i fuqishëm se të parët do të shkaktonte një tragjedi njerëzore, me 26 të vdekur dhe 300 të plagosur. Ngjarja, e cila ndodhi në mesditën e 15 marsit 2008 dhe që u përcoll me shumë shqetësim e dhimbje nga të gjithë qytetarët shqiptarë, nxori në pah një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisë shqiptare. Në kushte aspak ideale, burra, gra dhe fëmijë çmontonin fishekë dhe predha të artilerisë nga më të lehtat, deri te më të rëndat, dhe kjo veprimtari kryhej në fabrikën e demontimit në Gërdec. Bilanci i të vdekurve u bë evident vetëm disa ditë pas tragjedisë, kur disa nga të plagosurit rëndë dhanë shpirt në spitalet italiane, ku ishin nisur për t’u kuruar. Gjithsej 26 viktima nga tragjedia e rëndë, rreth 300 persona të plagosur, qindra shtëpi të shkatërruara dhe një dosje voluminoze për t’u hetuar nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme.
Mëngjesi i Lutjeve, Berisha shfajësoi Bashën dhe Mediun
Në ditën e fundit të vizitës së tij në SHBA, kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, në të cilën ka dhënë detaje të takimeve me personalitete të qeverisë së SHBA-ve, ka garantuar për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, ka komentuar ligjin e dosjeve dhe akuzat për korrupsion ndaj ministrave të qeverisë së tij. Në fund të mandatit të tij qeverisës kryeministrit Berisha i është dashur që edhe në këtë intervistë të mbrojë dy ministrat e akuzuar të qeverisë së tij, Bashën dhe Mediun. Sipas Berishës, vendimet e marra për rrugën “Durrës-Kukës” janë kolektive, pasi janë miratuar nga i gjithë kabineti qeveritar dhe kjo e shmang përgjegjësinë e ish-ministrit të Transporteve për abuzime. “Për rastin e rrugës, çdo akt, çdo vendim është absolutisht kolektiv. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, është kjo shumicë që i ka hequr imunitetin ministrit, në përputhje me zotimin e saj të plotë, se çdo kërkesë e Prokurorisë për heqje imuniteti, do të gjejë miratimin e saj”, - është shprehur Berisha. Përsa i përket akuzës kundër ish-ministrit Mediu për tragjedinë e Gërdecit, Berisha tha se deri tani nuk është gjetur asnjë provë që të faktojë përgjegjësinë e tij. “Për Gërdecin ka një vit që botohen me qindra e qindra artikuj, nuk kanë qenë në gjendje të faktojnë as edhe me elementin më të vogël të implikimit për korrupsion të zotit Fatmir Mediu”, - është shprehur Berisha. Ai rrëzoi poshtë pretendimin se Mediu ka anashkaluar ushtrinë në vendimet e marra, duke bërë të ditur se ekzistojnë mbi 30 vendime me firmat e ushtarakëve.
“Gërdeci”, qeveria, “luftë të ftohtë” me organin e akuzës
Që pas shpërthimit vdekjeprurës më 15 mars në Gërdec, hetimi i kësaj çështjeje është shoqëruar vazhdimisht me dritëhijet e “luftës” së ftohtë për bllokimin e hetimeve. Pas dy muajsh hetimi paraprak dhe intensiv nga Prokuroria, më 3 qershor të këtij viti nga ambasadori amerikan do të vinte një deklaratë e fortë, e cila komprometoi publikisht rolin e qeverisë në raport me hetimet. Strumbullari ishte kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Mediu. Pas mbërritjes së kësaj kërkese, kryeparlamentarja Topalli i dërgoi një përgjigje Prokurorisë, të cilën zyrtarë amerikanë të Departamentit të Shtetit e quajtën si një “letër-horror”. Dukej sikur kryeparlamentarja ishte kthyer në gjykatëse duke i sugjeruar madje Prokurorisë se si duhej hetuar zoti Mediu. Pas një takimi me kryeprokuroren Ina Rama, ambasadori Uidhers ka shprehur zhgënjimin e tij dhe të qeverisë amerikane për përpjekjet që janë bërë për të bllokuar hetimet për çështjen e Gërdecit. “Qeveria amerikane do të shihte e zhgënjyer dhe e alarmuar çdo lloj përpjekjeje për t’ia nënshtruar këtë hetim çfarëdo ndikimi të jashtëm. Është detyra kushtetuese e prokurores së Përgjithshme, dhe jo e ndonjë organi tjetër të qeverisjes, që të kryejë punën e saj pa pasur ndërhyrje. Që të ndodhë kjo është e domosdoshme që Parlamenti të trajtojë në mënyrë të menjëhershme çështjen e imunitetit parlamentar”, - deklaroi asokohe Uidhers. Më 7 prill 2008, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Uidhers, i dha sinjal të drejtpërdrejtë qeverisë shqiptare duke kërkuar evitimin e çdo ndërhyrjeje politike ndaj hetimeve që po ushtronte Prokuroria e Përgjithshme për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit. “Ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme, për të gjetur të dhënat për kundërvajtje, shpresoj se nuk do të hasë asnjë ndërhyrje politike të asnjë lloji. Më tej shpresoj që procedurat gjyqësore të jenë rigoroze dhe që çfarëdo vendimesh që mund të jepen nga gjykatat shqiptare të jenë në përputhje me krimet, pavarësisht statusit apo lidhjeve politike të kriminelëve", - ka deklaruar ambasadori Uidhers. Ai nuk do të ngurronte të shprehte mbështetjen absolute ndaj kryeprokurores Ina Rama për realizimin e plotë të hetimeve. “Unë dua të shpreh mbështetjen time të plotë për një hetim tërësor, të gjithanshëm dhe të paanshëm për shpërthimin e Gërdecit. Ky hetim duhet të arrijë kudo ku çojnë të dhënat, pavarësisht se në ç’drejtim apo se kush është i përfshirë. Vetëm kjo do të rivendosë besimin publik në institucionet shqiptare të Drejtësisë", - ka thënë Uidhers.
12 Shkurt 2009