Shalsi: ”Nuk do të ketë rishikim për buxhetin e 2009-s”
Sipas tij, politika po mban peng buxhetin, duke shfaqur pretendime për disa çështje. Afati për dorëzimin e buxhetit për firmë në Prefekturë ka përfunduar
Emanuela Sako
Bashkia e Tiranës nuk do ta rishikojë buxhetin, me gjithë kontestimet që janë bërë nga përfaqësues të LSI-së dhe PD-së. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, deklaroi dje për gazetën “Albania” se nuk do të ketë një rishikim të buxhetit për 2009-n. Sipas tij, votat e mjaftueshme janë dhënë në votimin e fundit që është bërë nga Këshilli Bashkiak. Mosfirmosjen nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj, ai e cilësoi si një votë që nuk është dhënë nga një anëtar i Këshillit Bashkiak. Në këtë mënyrë, pavarësisht kontestimeve që ka pasur buxheti, nuk do të ketë një rishikim apo rishqyrtim, pasi gjithçka është detajuar me korrektësi nga specialistët e Bashkisë së Tiranës. Shalsi shprehet se është politika ajo që po mban pezull buxhetin, dhe jo mangësitë që pretendohet se ka buxheti i 2009-s.
Deklaratat
Deklaratat e shumta që janë bërë për këtë çështje kanë lënë pezull dhe pa firmë nga Prefektura e Qarkut të Tiranës buxhetin e Bashkisë për këtë vit. Loja politike që po bëhet për të pranuar ose jo votimin që u bë 9 ditë më parë në Këshillin Bashkiak po mban peng buxhetin Bashkisë së Tiranës dhe lëvrimin e fondeve për t’u hapur rrugë investimeve të parashikuara. Afati i përcaktuar për shqyrtimin dhe firmosjen e buxhetit tashmë ka përfunduar. Kryetari i Këshillit Bashkiak, njëkohësisht dhe përfaqësues i LSI-së, Sokol Dervishaj, nuk e firmosi dokumentin që shpallte të rregullt votimin për buxhetin e 2009-s. E gjithë peripecia dhe deklaratat e forta politike, pro dhe kundër buxhetit, nuk dihet ende nëse do të çojnë edhe njëherë në një votim të katërt në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kushtet e vendosura nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të PD-së dhe të LSI-së janë për rishikimin e disa pikave, që sipas tyre, janë çështje që kanë qenë edhe në buxhetin e vitit të kaluar.
Afati
Prefekti i Qarkut të Tiranës, Ruzhdi Keçi, deklaroi dy ditë më parë se afati për dorëzimin e buxhetit në këtë institucion dhe shpallja e vlefshmërisë së tij tashmë ka kaluar. Prefekti Keçi shprehet se nuk i është dorëzuar buxheti për firmë, ndërkohë që afati ka kaluar. Ai sqaroi se nuk do të tregohet strikt me afatet, pasi buxheti është në shërbim të komunitetit. Sipas tij, përderisa palët nuk po gjejnë një zgjidhje, atëherë duhet të ketë një mbledhje tjetër për votimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës. Në seancën e një jave më parë, buxheti kaloi me 29 vota pro. Procedurat ligjore i japin të drejtën e votimit Këshillit Bashkiak të Tiranës deri në datën 31 mars. Në të kundërt, Këshilli Bashkiak do të shpërndahet për të kaluar në zgjedhje të reja të anëtarëve të këtij këshilli. Por, deri atëherë do të jetë konsensusi politik ai që do t’i hapë rrugë zhvillimit të kryeqytetit nëpërmjet buxhetit të këtij vitit. Ndërkohë që nuk është bërë asnjë ndërhyrje në buxhetin e 2009-s, siç kanë pretenduar nga anëtarët e PD-së dhe të LSI-së pranë Këshillit Bashkiak.
Çfarë parashikon buxheti i Bashkisë së Tiranës për 2009-n
Projektbuxheti i Bashkisë së Tiranës, i përcaktuar për vitin 2009, parashikon ndryshimin e Tiranës në të gjitha zonat. Buxheti i Bashkisë parashikon ndërhyrje në të gjithë problematikën me të cilën hasen çdo ditë qytetarët. Ekspertët e Bashkisë së Tiranës kanë detajuar ndërhyrjet që do të bëjë Bashkia dhe shumën e akorduar për çdo sektor. Kryeqyteti do të preket nga ndryshime të mëdha përgjatë gjithë territorit, që është përcaktuar nga vetë qytetarët. Buxheti i Bashkisë për vitin 2009 arrin në shifrën 7.6 miliardë lekë, që është menduar të shkojnë për shpenzime operative dhe kapitale për të gjitha programet e përfshira. Buxheti parashikon ndërhyrje të mëdha në disa sektorë problematikë për qytetarët në të 11-të njësitë bashkiake. Në dëgjesat publike që janë zhvilluar mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe qytetarëve janë përcaktuar dhe zonat apo objektet në të cilat duhet të kryhen ndërhyrje. Projekti i Bashkisë së Tiranës për rregullimin e territorit do të prekë qendrën e Tiranës dhe komunat përreth, të cilat do të marrin funksione të reja apo do të përmirësojnë kushtet e atyre ekzistuese. Një pjesë e madhe e zonave informale dhe ato që e kanë të nevojshme përshtatjen e kryeqytetit me parametrat e një qyteti europian do t’u nënshtrohet një sërë ndryshimesh. Zonat më të prekura nga ndryshimet janë periferitë dhe kryesisht zona e Kamzës dhe Bregu i Lumit, apo shtrirja që do të ketë ndërtimi i Unazës së Madhe.
12 Shkurt 2009