Gërdeci, depo ilegale armësh
Rikthehen në skenën botërore aferat e tregtisë ilegale të armëve të bëra nga MEICO me shtete të ndryshme të botës. Kësaj radhe denoncimi vjen nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, e cila akuzon vendin fqinj, Armeninë, me të cilën ka probleme të mëdha territoriale, për trafik ndërkombëtar armësh. Dhe në këtë rast, qeveria e Baku-së(kryeqytetit të Azerbajxhanit), risjell në vëmendje tregtinë e armëve mes Shqipërisë dhe Armenisë, e cila është zhvilluar në verën e vitit të kaluar. Në një lajm të sajin të ditës së djeshme, agjencia e lajmeve e Azerbajxhanit,
"Azeri Press Agency", duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së këtij vendi, thekson se: "faktet tregojnë se zyrtarët e Yerevanit(kryeqyteti i Armenisë) kanë blerë armë ilegale dhe pajisje ushtarake nga vende të ndryshme në vitin 2007. Një anije e ngarkuar me 60 kontejnerë me armë ilegale, të cilët kishin blerë nga kompania shqiptare MEICO prej Ministrisë armene të Mbrojtjes, u ndalua në territorin e Turqisë në korrik të vitit 2007. Kontejneri përmbante armë të ndryshme të kalibrit nga 75 mm deri në 122 mm, të cilat ishin ilegale. Është i përcaktuar fakti se këto armë janë tërhequr nga depot e municionit të ndodhura në territorin e Tiranës në mënyrë ilegale. Pikërisht në këto depo ndodhi një shpërthim gjigant në 15 mars të këtij viti dhe dyshohet se shpërthimi u bë për të mbuluar kontrabandën e armëve". Pikërisht këto fraza të cituara nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, hedh një tjetër dyshim në lidhje me shkaqet që sollën Gërdecin dhe aferat e tregtisë së armëve. E para është mundësia e magazinimit në Gërdec jo vetëm të municioneve, por edhe të armëve të rënda dhe tregtia të jetë bërë me armët e blera nga Delijorgji dhe e dyta, që është më e rënda, është pista e shpërthimit të qëllimtë të depos së Gërdecit. Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit e cituar nga agjencia e lajmeve azere "APA" akuzohet Armenia se është kthyer në një depo gjigante municioni për furnizimin e terrorizmit ndërkombëtar. Kështu, qeveria e Bakusë thekson se qeveria armene ka furnizuar edhe terroristët kurdë të PKK-së. Këto lidhje që bëhen në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes azere, hedhin një hije edhe më të rëndë dyshimi, që përveçse me Uashingtonin, e fusin Shqipërinë në probleme edhe me qeverinë mike të Turqisë, e cila zhvillon një luftë të egër ndaj kurdëve të "PKK"s-së. Lideri i këtij organizmi politiko-ushtarak, Abdulla Oçalan, është dënuar në fillim me vdekje e më pas me burgim të përjetshëm nga një gjykatë turke.
Protesta
Gjatë verës së vitit të kaluar, Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit bëri të ditur se do t‘i dërgojë notë proteste Shqipërisë për trafik të paligjshëm armësh. Këtë e pati deklaruar në atë kohë ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov, gjatë një takimi me mediat. Sipas një rezolute të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, asnjë shtet nuk duhet t‘i shesë armë një shteti tjetër, nëse ai është në luftë. Azerbajxhani ka mbështetjen e afërt të Turqisë, pasi në këtë vend jeton një popullsi e madhe me origjinë turke. Protesta ishte për arsye se Ministria shqiptare e Mbrojtjes tentoi të tregtojë armë në Armeni. Plot 60 kontejnerë me armatim u bllokua në kufirin turko-armen, ndërkohë që vetë Armenia është në një konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Në atë kohë, drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, deklaroi për mediat se ngarkesa me armë të rënda e bllokuar në kufirin turk, ishte destinuar pikërisht të shkonte në Armeni. "Nuk është ndonjë skandal. Problemet e Turqisë me Armeninë bënë që armët të ktheheshin mbrapsht dhe ato janë shkarkuar në Portin e Durrësit", deklaroi drejtori i kompanisë shtetërore që kryen tregtinë e armëve. Sipas tij, konfliktet që ekzistojnë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit nuk janë problem i Shqipërisë. "Nuk është problem i Shqipërisë, të gjitha procedurat janë në rregull dhe konform ligjit. Ne po shohim mundësinë për rrugë të tjera. Për Shqipërinë apo Ministrinë e Mbrojtjes apo firmën tonë tregtia e armëve me Armeninë nuk përbën asnjë problem, sepse ndaj këtij shteti, nuk ka asnjë lloj embargoje, nga asnjë organizatë ndërkombëtare. Nëse do të kishte embargo, do të ishte bërë skandal ndërkombëtar", deklaroi në atë kohë Pinari.
Trafiku i armëve
Në fillim Ruanda, më pas Armenia. Mashtrimi ndaj Departamentit të Shtetit të SHBA-së, për fishekët që do të dërgoheshin në Afganistan, të cilat u thanë se janë të prodhimit shqiptar, por më pas dolën kinezë... Afera e armëve e realizuar nga ndërmarrja e Ministrisë së Mbrojtjes, MEICO ka shtuar dhe po shton edhe më shumë telashet për shtetin shqiptar, që po akuzohet për trafik armësh me vende që kanë aleancë me organizatat terroriste. Prokuroria e Përgjithshme dhe ekspertët e ardhur nga SHBA po kërkojnë të gjejnë kush e kontrollonte këtë tregti.
Gërdeci dhe kontrabanda
Agjencia e Lajmeve e Azerbajxhanit, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së vendit të vet thekson se armët që Shqipëria i ka shitur Armenisë, të cilat u bllokuan nga Turqia, janë marrë nga depoja e municioneve e cila shpërtheu në Gërdec më 15 mars. Një dyshim që shton në mënyrë dramatike pikëpyetjet mbi shkaqet e katastrofës që mori 24 jetë njerëzish dhe rrafshoi zona të tëra të banuara. Por njoftimi nuk mjafton me kaq, por shton se shpërthimi i Gërdecit ndodhi për të mbuluar kontrabandën e madhe të armëve?!!