Gjykimi i shkurtuar, Jaka fiton uljen e 1/3 së dënimit
Nikolin Jaka, ish-zëvendësministri i Transporteve dhe gjashtë personat e tjerë që janë duke u gjykuar së bashku me të në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet kanë arritur të fitojnë të drejtën e gjykimit të shkurtuar. Në këtë mënyrë, ata jo vetëm që do t‘u japin fund shpejt procedurave të gjykimit të tyre, por njëkohësisht do të mund të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit, në rast se shpallen fajtorë nga gjykata. Kërkesa për gjykim të shkurtuar ishte bërë nga ana e të pandehurve në seancën e kaluar të procesit gjyqësor, por gjykata kërkoi kohë për të vendosur, pasi duhej të shqyrtonte më parë fashikullin e deklaratave të dëshmitarëve, që nuk ishte paraqitur nga prokuroria së bashku me dosjen e themelit.
Dje, Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin e pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar në procesin ndaj Nikolin Jakës, Ilirjan Berzanit, Arjan Shetit, Bashkim Kamberit, Isuf Ukperajt, Skënder Bokçiut dhe Xhevahir Muçogllavës, të akuzuar për "Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", "Shpërdorim të detyrës", "Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", "Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" dhe "Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike". Trupi gjykues, pasi ka shpallur vendimin e tij të ndërmjetëm, ka caktuar seancën e radhës pas 10 ditësh, duke i lënë kështu kohë prokurorisë që të përgatisë konkluzionet përfundimtare të akuzës. Në këtë mënyrë, procesi gjyqësor ndaj shtatë të pandehurve të njohur si ish-zyrtarë të Ministrisë së Transporteve dhe biznesmenë, do të mund të mbyllet brenda dy apo tri seancave të ardhshme.
Në muajin gusht të vitit 2007, Task-Forca e prokurorisë ka nisur hetimet lidhur me aktivitetin e grupit të zyrtarëve të Ministrisë së Transporteve. Gjithçka kishte nisur pas denoncimit të bërë nga firma pjesëmarrëse në tendera dhe që pretendonin se ishin skualifikuar pa të drejtë. Nga hetimet e para ishin konstatuar shkelje dhe kishin lindur dyshimet për marrëveshje korruptive mes disa firmave të ndërtimit dhe zyrtarëve, veccanërisht për tenderin e rrugëve Has - Qafë-Prush me vlerë 4,7 milionë euro dhe supervizorin e rrugës Durrës-Kukës me vlerë 7 milionë euro. Pas përgjimit për 1 muaj rresht të bisedave telefonike, si dhe grumbullimin e provave të mjaftueshme, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhrat e arrestit për zyrtarët e Ministrisë së Transporteve, që tashmë po gjykohen në Gjykatën e Tiranës.