E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, grekët i rikthehen biletave të llotarisë

ATHINE- Kriza ekonomike ka detyruar me qindra grekë ti rikthehen biletave të llotarisë si një mënyrë për ti shpëtuar borxheve që mbartin. Sipas mediave greke, llotaria Joke ka grumbulluar 19 milione euro. Tashmë pikat e llotarisë janë të tejmbushura sepse ato mbeten i vetmi burim të ardhurash për qytetarët që po përballen me krizën ekonomike.

“Jemi në krizë dhe një shumë e tillë është mëse e mjaftueshme për të zgjidhur problemet tona ekonomike. Do të ishim të lumtur me 1 milionë euro” thonë qytetarët.
Ndërkaq të enjten qeveria ka kërkuar fillimin e bisedimeve zyrtare me autoritetet europiane dhe FMN. Hap ky me të cilin Athina kërkon arritjen e miliarda eurove për shlyerjen e borxhit të emergjencës. Në një letër drejtuar BE , ministri grek i Financave ka propozuar me tepër diskutime për një program, të cilën ai e ka quajtur program shumëvjecar i politikave ekonomike. Ai tha se ky program mund të mbështetet me asistencë financiare nga anëtarë të shteteve të zonës euro, nëse autoritetet greke do të kërkonin një asistencë të tillë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›