E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, dëshmojnë 3 nënoficerë: Firma pa leje për demontim

TIRANë- Në procesin gjyqësor ‘Gërdeci’ kanë dëshmuar sot 3 nënoficerë të cilët kryenin shërbimin e rojes pranë ish-fabrikës së demontimit të armëve. firma që ishte paraqitur për të kryer demontimin e armëve nuk ka pasur një urdhër me shkrim

Mehmet Metko me detyrë shef i shtabit të mbrojtjes ajrore në Selitë ka deklaruar se firma që ishte paraqitur për të kryer demontimin e armëve nuk ka pasur një urdhër me shkrim dhe në këto kushte ai i është drejtuar komandantit Astrit Jaupi, prej të cilit ka marre si përgjigje lejimin e firmës për të vazhduar punën, ndërsa me pas do të vinte shkresa zyrtare.

Metko ka kërkuar edhe disa kohë më vonë ndërprerjen e punimeve pikërisht për këtë shkak, sipas dëshmisë së tij në gjykatë. Ndërkaq dëshmitari ka mohuar deklaratën e dhënë prej tij në prokurori se kishte parë në ambjentet e fabrikës ish-shefin e shtabit të përgjithshëm Luan Hoxha, gjë që e ka mohuar para togave të zeza. Metko tha se kishte parë të hynte në ambjentet e fabrikës një makinë me targa ushtrie me xhama të zinj, por sipas tij nuk e dinte se kush udhëtonte në të. Ndërkaq kanë dhënë dëshminë e tyre edhe nënoficerët Nazmi Shera dhe Dalip Kau të cilët kanë deklaruar se kanë parë Mihal Delijorgjin teksa mbikqyrte punonjës të tij që mblidhnin pjesë makinash, pranë ish repartit ushtarak për ti grumbulluar për skrap.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›