E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skrapar, plagos nënë e bijë, në pranga autori

SKRAPAR- Arrestohet autori i plagosjes së djeshme në fshatin Spathar të Skraparit. Forca të policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Besim Bakiut në fshatin Tozhaj teksa po tentonte të largohej në drejtim të Tepelenës. Mësohet se 25-vjecari u kap bashkë me armën me të cilën ai plagosi 18-vjecaren dhe nënën e saj Liri Arizaj. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme kur autori pasi ka shkuar në shtëpinë e tyre ka nisur të debatojë me vajzën dhe më pas e ka qëlluar atë me armë zjarri.

E pranishme ka qënë dhe nëna e saj Liri Arizaj e cila ka tentuar të mbrojë vajzën por i riu e ka qëlluar dhe atë. Më pas Besim Bakiu, banor i fshatit është larguar në drejtim të paditur, ndërsa të plagosurat nënë e bijë janë transportuar menjëherë në spitalin ushtarak. Sipas dëshmive nga të afërmit mësohet se i riu nuk ka pranuar faktin që 18-vjecarja ishte fejuar, gjë që e ka shtyrë ta qëllojë atë dhe nënën e saj me armë zjarri.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›