Gërdeci, dëshmon i shkarkuari nga Oketa
• Ish-shefi i Drejtorisë së Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, është marrë në pyetje dje për gjashtë orë nga grupi i prokurorëve që po hetojnë tragjedinë e Gërdecit.
Trazhgim Sokolaj
Grupi i hetimit mori në pyetje edhe ish-shefin e Armatimit në Shtabin e Përgjithshme, lidhur me shitjen e fishekëve kinezë te kompania amerikane AEY. Ish-shefi i Armatimit është pyetur për mënyrën se si ka justifikuar ndërmarrja MEICO fishekët që ka marrë në dorëzim, duke i shitur më pas te kompania amerikane AEY, edhe pse në SHBA ndalohet me ligj tregtimi i fishekëve kinezë. Dashnor Çaushi, i cili deri pak ditë më parë drejtonte sektorin e Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm, u shkarkua nga detyra me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Pavarësisht se nuk ndodhet më në detyrën që ka mbajtur më parë, Çaushi u thirr për të dhënë sqarime në Prokurorinë e Përgjithshme për më tepër se gjashtë orë. Ai është marrë në pyetje edhe më parë në Prokurorinë e Tiranës, pasi ishte zyrtar i sektorit që mbikëqyrte lëvizjen e ngarkesave me municione që dilnin nga depot dhe repartet e ushtrisë për t'u dërguar për çmontim në Gërdec. Në mënyrë që duket se ka qenë e koordinuar, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi shkarkimin e ish-shefit të Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm në kohën kur Prokuroria e konsideroi atë person ndaj të cilit zhvilloheshin hetime. Sipas organit të akuzës, transporti i municioneve dhe predhave për në fabrikën e Gërdecit, është kryer pikërisht me mjetet e ushtrisë, të cilat viheshin në lëvizje nga Sektori i Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm, e cila drejtohej deri pak ditë më parë nga Dashnor Çaushi. Prokuroria deklaron se deri më tani nuk ka zbuluar shkelje nga ish-zyrtari, i cili duket se është bërë përgjegjës për faktin se nuk kishte mundur të merrte dijeni për shkeljen e rregullave të sigurisë dhe trajtimin jashtë çdo rregulli ushtarak, të municioneve që Forcat e Armatosura transportonin për çmontim në drejtim të Gërdecit.
Dëshmia 6-orëshe
Prokuroria e Përgjithshme ka tentuar të mësojë fakte të reja nga ish-zyrtari i Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm. Por Dashnor Çaushi, edhe dje, ka dhënë të njëjtat deklarime si ato që kishte depozituar edhe më parë, kur dëshmoi në Prokurorinë e Tiranës. Për gjashtë orë prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme kanë ripërsëritur një veprim hetimor, të cilin në fakt e kishte kryer me kohë edhe Prokuroria e Tiranës. Dhe rezultati ka qenë i njëjtë. Ish-zyrtari i Shtabit të Përgjithshëm është shprehur se ushtria ishte urdhëruar vetëm për transportin dhe dorëzimin e municioneve. Sipas burimeve të akuzës, në dëshminë e tij ish-shefit të Logjistikës ka thënë se ish-reparti ushtarak ku ishte vendosur fabrika e çmontimit, kishte kaluar tërësisht në administrim të ndërmarrjes MEICO në kuptimin e administrimit, kontrollit dhe pronësisë. Urdhri në fjalë nuk i lejonte ushtrisë kryerjen e ndonjë monitorimi apo kontrolli, duke e kufizuar atë vetëm në transportimin dhe dorëzimin e municioneve të destinuara për demontim. Në këtë mënyrë, edhe Dashnor Çaushi, sikurse zyrtarët e tjerë të ushtrisë, e kanë nxjerrë veten nga përgjegjësia, duke pohuar se nuk kanë pasur jo vetëm detyrim, por as mundësi të mësonin për atë që ndodhte brenda fabrikës së çmontimit të predhave në Gërdec.
Hetimi për Gërdecin
Organi qendror i akuzës tashmë ka shpërndarë hetimin në tre drejtime të ndryshme, pasi mori në dorëzim dosjen "Gërdeci" nga Prokuroria e Tiranës. Një grup prokurorësh dhe oficerësh po verifikon me qëllim zbulimin e shkakut të shpërthimit në Gërdec. Grupi tjetër i prokurorëve dhe oficerëve gjyqësorë po hetojnë abuzimet dhe shpërdorimet që mund të jenë kryer me procesin e demontimit dhe shitjes së municioneve të destinuara për çmontim. Ndërkaq grupi i tretë i prokurorëve dhe oficerëve po verifikon për aferat korruptive dhe veprimet e shpërdorimit të detyrës nga zyrtarët shtetërorë të ngarkuar nga ligji për kontraktimin e kompanive që punonin në Gërdec.
“Fajtorët” e Gërdecit, vetëm akuzë për shkelje të rregullave teknike
TIRANE - Ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore MEICO, Ylli Pinari, biznesmeni Mihal Delijorgji dhe drejtori ekzekutiv i fabrikës së çmontimit të predhave në Gërdec, Dritan Minxolli, akuzohen vetëm për shkelje të rregullave teknike për lëndët plasëse pas ngjarjes së ndodhur në Gërdec. Tre personat e arrestuar tri ditë pas tragjedisë, që shkaktoi 25 të vdekur e mbi 300 të plagosur, janë marrë deri më tani në hetim vetëm për akuzën e shkeljes së rregullave teknike. Mirëpo prokurorja që mbrojti akuzën në Gjykatën e Apelit, deklaroi në seancë gjyqësore se Mihal Delijorgji kishte punësuar fëmijë për procesin e çmontimit të predhave luftarake. Një veprim i tillë parashikohet si akuzë penale në Kodin Penal, por Prokuroria konfirmoi se nuk ka ngritur ende një akuzë të tillë ndaj të arrestuarve. Organi i akuzës është shprehur se në tërësinë e procedurave të ndjekura, ka elementë të dukshëm të shpërdorimit të detyrës nga ish-drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, por deri më tani ai hetohet vetëm për akuzën e shkeljes së rregullave për lëndët plasëse. Kjo është akuza e vetme e ngritur ndaj tre të arrestuarve, që në kohën kur dosja ishte në Prokurorinë e Tiranës. Një akuzë e tillë u është komunikuar të arrestuarve nga prokurori që zhvilloi hetimet paraprake në kryeqytet. Ndërkaq, edhe pse dosja ndodhet në Prokurorinë e Përgjithshme prej gati dy javësh, organi qendror i hetimit ende nuk ka zyrtarizuar asnjë akuzë tjetër. Veç kësaj, Prokuroria e Përgjithshme është duke ripërsëritur shumicën e veprimeve hetimore, që më parë janë kryer nga Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit dorëzoi dosjen pas më shumë se 15 ditësh hetim për ngjarjen, duke shprehur me vendim moskompetence dyshimet se ish-ministri i Mbrojtjes mund të kishte shpërdoruar detyrën në rastin e Gërdecit.
Pyetet edhe ish-shefi i Armatimit në Shtab
TIRANE - Një tjetër ish-zyrtar i shkarkuar pak ditë më parë nga detyra me urdhër nga ministri i Mbrojtjes, është marrë dje në pyetje në Prokurorinë e Përgjithshme. Organi i akuzës tha se ka marrë deklarime për disa orë nga Hilmi Laçi, ish-drejtor i Drejtorisë së Armatimit e Municioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ish-zyrtari i sektorit të Armatimit mësohet se është marrë në pyetje lidhur me marrëdhëniet e Shtabit të Përgjithshëm me ndërmarrjen shtetërore të import-eksportit, MEICO. I cilësuar si një nga personat që mban përgjegjësi administrative për atë çfarë ka ndodhur, Hilmi Laçi u shkarkua nga detyra me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Ish-shefi i sektorit të Armatimit në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë, është marrë në pyetje për disa orë edhe lidhur me fishekët që dyshohet se i janë shitur kompanisë amerikane AEY, e cila ka blerë fishekë kinezë nga ndërmarrja MEICO. Kjo e fundit, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, mësohet se është furnizuar me municione nga Sektori i Armatimit në Shtabin e Përgjithshëm. Pikërisht për këtë proces dhe për gjithë procedurat e ndjekura me fishekët e ushtrisë shqiptare, ish-shefi i Armatimit në Shtabin e Përgjithshëm ka dhënë deklarime dje në Prokurori, duke thënë se kishte zbatuar vetëm urdhrat e Ministrisë së Mbrojtjes, duke dorëzuar municionet te MEICO dhe më pas nuk dinte çfarë kishte ndodhur. t.s
Amerikanët edhe dje në Gërdec
Agjentët specialë të Byrosë Amerikane ATF, të cilët disa ditë më parë arritën në Tiranë për të ndihmuar hetimet për ngjarjen e Gërdecit, edhe ditën e djeshme kanë punuar në vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit shqiptarë. Specialistët amerikane mësohet se kanë evidentuar tashmë llojin e municioneve që mund të kenë shkaktuar shpërthimin nëpërmjet analizës së rriskut të predhave dhe djegoreve që kanë shpërthyer. Grupi hetimor amerikan bashkë me atë shqiptar, mësohet se janë duke shqyrtuar një numër të madh provash të marra në vendin e ngjarjes, me qëllim rindërtimin e skenës së krimit dhe përcaktimin shkencor të shkakut të shpërthimit që ndodhi në Gërdec mesditën e 15 marsit të këtij viti.