"Gërdeci", dështimi i paralajmëruar
Kaos total në seancën e parë të çështjes "Gërdeci" në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Dhjetë të pandehur nuk ishin prezent, si pasojë e gabimeve me procedurat e njoftimit nga gjykata dhe policia. Ndërsa disa avokatë nuk kishin dokumentacionin e saktë të përfaqësimit të tyre në seancë. Problemet kanë shkaktuar një "rrëmujë" në sallën e Gjykatës Civile të Tiranës dhe në fund treshja gjykuese e çështjes, Ridvan Hado, Fatmira Hajdari dhe Shefkie Demiraj kanë vendosur që seanca e radhës të zhvillohet në datën 23 korrik, megjithëse nga salla rekomandohej që gjyqi të shtyhej për në shtator.
Seanca e parë
Administrata e Gjykatës së Tiranës kishte përgatitur më së miri sallën ku do të zhvillohej procesi gjyqësor me 29 të pandehurit e dosjes "Gërdeci". Salla e madhe e Gjykatës Civile të Tiranës ka qenë "arena" e radhës për gjykatën e prokurorinë për të faktuar përgjegjësit e shpërthimit të 15 marsit 2008 në periferi të Tiranës, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën. Në fillim të seancës gjyqësore, treshja gjykuese lexoi me radhë të gjithë të pandehurit, ku "mungonte" vetëm ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili do të gjykohet në Gjykatën e Lartë, veçmas nga të pandehurit e tjerë. Apeli do të kalonte tek Ylli Pinari, Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli dhe Sokol Gjeçi, të gjithë të arrestuar, të cilët kishin preferuar që të paraqiteshin dje në seancë nga avokatët. Por risia me palët mbrojtëse, ka qenë për të pandehurin Mihal Delijorgji. Ai do të mbrohet sërish nga avokati Maks Haxhia, i cili e kishte "braktisur" gjatë zhvillimit të disa seancave në Gjykatën e Lartë, pasi në studion e avokatit në fjalë punonte vajza e gjyqtarit Besnik Imeraj, i cili ishte përzgjedhur si drejtues i çështjes "Gërdeci" në Gjykatën e Lartë. Trupi gjykues deklaroi dje se i pandehuri Shkëlzen Madani mungonte në sallën e gjyqit, megjithëse ishte njoftuar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. "I pandehuri Shkëlzen Madani është njoftuar nga policia në datën 29 qershor 2009, por nuk kemi asnjë përgjigje nga policia për arsyet e mosardhjes së tij", tha kryesuesi i çështjes Ridvan Hado.
Problemet
Gjykata tha se disa nga të pandehurit nuk ishin prezent, megjithëse ishin njoftuar nga policia. Kur gjykata ka artikuluar emrin e të pandehurit Agim Lala, s‘ka pasur asnjë reagim në sallë. Kreu i seancës Hado lexoi një shkresë të policisë, ku thuhet se bashkëshortja e të pandehurit kishte marrë dijeni për gjyqin. "Nadije Lala, bashkëshortja e të pandehurit Agim Lala, ka njoftuar agjentët e policisë se Agimi ndodhet në shërbim në Turqi" tha gjyqtari, duke i bërë me dije avokatit të tij, Artan Kodheli, që të paraqitet në seancën e ardhshme gjyqësore. Ndërkohë, gjenerali Shpëtim Spahiu, sipas avokatit Vladimir Meçe, kishte pësuar një aksident dhe si pasojë e kishte të pamundur të merrte pjesë personalisht në gjyq. Avokati Meçe deklaroi para trupit gjykues, se klienti i tij ka pësuar një aksident dhe ndodhet në reanimacion, ndërsa kishte marrë një prokurë që ta përfaqësonte në seancën e djeshme gjyqësore. Gjykata tha dje se policia dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës nuk kishin arritur të gjenin banesën e të pandehurit Besnik Dauti, i cili mungonte dje në sallë. Pasi gjykata lexoi emrat e të gjithë të pandehurit, ku nga 29 të pandehur, të paktën 10 prej tyre mungonin ose nuk kishin avokat në sallë, avokatja e trashëgimtarëve të viktimave të Gërdecit ka kërkuar fjalën. Ajo deklaroi se kërkonte legjitimitetin e tyre në procesin penal. Gjykata nuk është shprehur për këtë kërkesë, pasi deklaroi se kërkesa e tyre është e hershme dhe trupi gjykues do të shprehet në seancën e radhës, atë të datës 23 korrik.
Dosja në Shkallën e Parë
Dosja "Gërdeci" mbërriti në Gjykatën e Tiranës, pas vendimit të 22 majit 2009, ku Gjykata e Lartë vendosi për ndarjen e saj dhe mbajti për gjykim vetëm ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Të akuzuarit, mes tyre Mihal Delijorgji, administrator i "Albademil", Ylli Pinari, ish-kreu i MEICO-s, si edhe disa ish-ushtarakë të lartë pritet të gjykohen nga Gjykata e Tiranës. Në tragjedinë e Gërdecit, si pasojë e shpërthimit të një fabrike për çmontimin e municioneve gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.