Heshtje me mirëkuptim për të mos lënduar të gjallët
Diana Ndrenika
Ishte shokuese ndodhia e së premtes ndaj të gdhirë, ngjarje e rëndë që e mbajti peng për disa ditë jetën e kryeqytetit. Tani i Topit përbënte një fenomen të jashtëzakonshëm për jetën mediatike e kulturore në Tiranë dhe humbja e tij nuk i la dot indiferentë as gurët e rrugës. Po ashtu jam në një mendje me ju, që atyre ç’ka janë thënë për të këto ditë, nuk mund t’u hiqet asnjë presje.
Madje aq bukur janë bërë vlerësimet për Dritan Hoxhën nga kolegë e shokë të tij, saqë nuk di se çfarë fjale me vend mund të shtoja. Mbase - Krijues i Tempullit të Fjalës së Lirë. Duke folur për fjalën e lirë më mirë po kthehemi te biseda jonë për të cilën ju më ngacmuat, pasi unë nuk do merrja guximin të shkruaja.
Teksa pashë flokët e Entelës, në filmimet e “Ora News”, herët në mëngjesin e ditës së premte besoj, se si shumë gra e nëna shqiptare jam prekur për Entelën po aq sa u preka dhe për Tanin. Vdekje tejet e rëndë… Përse nuk flasin për vajzën? Ku është emancipimi i kësaj shoqërie? Por ky ishte reagimi i parë. Pas pak fillova të mendoj më gjatë, më thellë. Ishin të rinj, kishin të drejtë të jetonin për shumë vjet akoma. Vdekja e pabesë i kapi në befasi, duke i fotografuar kështu së bashku në momentin e tyre të fundit, një fakt që me sa duket ata nuk donin ta bënin publik.
Që prej atij momenti unë hyra në dilemë dhe me veten time bluaja në mendje nëse a do të ishte e udhës që këtë të vërtetë të jetës së tyre private t’ua bënim publike ne? Vdekja i kap në befasi. Shoqëria besoj, nuk duhet të imitojë vdekjen, por duhet të tregohet më gjeneroze se ajo. Duhet të respektojë të drejtën e të fshehtës së tyre.
Vras mendjen nëse Vjollca, apo Entela kërkon më shumë kujdes këto ditë. Dhe si nënë e një vajze 14 vjeçe, zemra më anon nga Vjollca. Entela e bukur dhe e mirë pa dyshim do të na mirëkuptonte përderisa dhe ajo me ndërgjegje të plotë në gjallje kishte pranuar vendin e dytë, vendin e një shoqeje me një status anonim.
Besoj se shumë nëna e gra të tjera si unë kanë bluar në mendje e në zemër të njëjtin shqetësim, të jenë me Vjollcën apo Entelën. Vjollca dhe të katër fëmijët e saj kanë të drejtën të mos shqetësohen. Këtu hezitimi im mori fund. Në emër të tyre unë mirëkuptova heshtjen e Top Channel, e disa mediave të tjera. Në emër të tyre unë mirëkuptova dhe vlerësova dhe qëndrimin e liderit të opozitës, sepse duke folur në këtë rast, vret më shumë se sa ndreq. Prandaj si nënë dhe si grua unë vendosa që Vjollca duhet mbrojtur. Tani i Topit dhe Entela po ashtu. Ata nuk mbrohen dot më. Dhe besova që shoqëria shqiptare kishte vendosur të bëhej shumë fragile, për të respektuar të drejtën e atyre që s’janë më dhe për të mbrojtur ata që janë aq të vrarë në këto ditë, saqë ne duke folur për këtë çështje, veç thellimit të plagës së shpirtit, nuk mund t’u bëjmë asgjë tjetër. Le të mos bëjmë zhurmë më mirë, përderisa nuk zhbëjmë dot asgjë nga ajo çka është bërë tashmë. Le të mos sulmojmë të pambrojturit.