Teknikët e “Ferrari”-t, hetim aksidentit
Dy ekspertë të kompanisë së njohur të prodhimit të automobilave “Ferrari”, pritet të vijnë në Shqipëri për të ekzaminuar automjetin e dëmtuar në aksidentin ku humbi jetën biznesmeni i njohur shqiptar Dritan Hoxha, president i kompanisë “Top Media”.
Konstruktorët e kompanisë italiane të makinave pritet të verifikojnë automjetin e dëmtuar nga aksidenti fatal, i cili ndodhet në ambientet e Policisë Rrugore në Tiranë. Makina tip “Ferrari” do të verifikohet nga ekspertët e kompanisë prodhuese të saj pas një autorizimi që ata duhet të marrin në organet e Policisë dhe Prokurorisë shqiptare, të cilat nga ana e tyre ende janë duke hetuar mbi aksidentin ku humbi jetën biznesmeni Dritan Hoxha. Ai po udhëtonte rreth orës 01:50 të 24 majit me automjetin në pronësi të tij, tip “Ferrari” ngjyrë e kuqe, me targa DK 3892 H, me një fuqi motorike prej 6000 kubikë. Policia dhe Prokuroria shqiptare konfirmojnë deri tani se automjeti nuk ka pasur asnjë problem teknik, megjithatë në këtë drejtim, verifikime dhe vlerësime më të kualifikuara pritet të bëjnë teknikët e kompanisë prodhuese. Sipas burimeve nga Prokuroria, grupi hetimor shqiptar ka kryer mbi automjetin të gjitha verifikimet teknike të nevojshme për hetimin e ngjarjes, ndërsa verifikimi nga ekspertët e kompanisë “Ferrari” pritet të bëhet për llogari të këtij subjekti. Organi i akuzës tha se pranë këtij institucioni nuk është depozituar ende asnjë kërkesë autorizimi apo njoftim për ekspertimin e makinës nga teknikët e kompanisë prodhuese. Megjithatë burimet hetimore thonë se mbërritja në Tiranë e ekspertëve të kompanisë “Ferrari” është çështje ditësh. Gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë, teknikët e “Ferrari”-t pritet të saktësojnë gjendjen teknike të makinës, të interpretojnë treguesit e saj dhe të bëjnë një interpretim të bazuar mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
Sendet personale
Një grup drejtuesish të “Top Media” ishte dje në Prokurorinë e Tiranës, ku mori kontakt me grupin hetimor të ngjarjes ku humbi jetën biznesmeni i njohur Dritan Hoxha, 40 vjeç. Grupi i hetimit, sipas procedurës ligjore, u ka dorëzuar bashkëpunëtorëve më të afërt të biznesmenit dhe të afërmve të tij, sendet personale që policia kishte bllokuar në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik mëngjesin e së shtunës më 24 mars në Tiranë. Në bazë të ligjit, organi i akuzës u ka komunikuar të afërmve të biznesmenit të njohur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit sipas përfundimeve në të cilat ka arritur grupi special hetimor i ngritur nga policia dhe Prokuroria lidhur me këtë ngjarje. Burimet e Prokurorisë konfirmuan dje faktin se hetimet për aksidentin ku humbi jetën biznesmeni Dritan Hoxha, president i “Top Media”, vazhdojnë me veprimet përkatëse hetimore dhe përfundimin e ekspertizave të nevojshme për saktësimin e rrethanave të ngjarjes. Institucioni i akuzës konfirmoi deklaratën e shpërndarë pak ditë më parë nga policia, sipas të cilës shkak i aksidentit fatal ka qenë sipërfaqja e lagësht e rrugës dhe shpejtësia e lartë me të cilën ishte duke lëvizur automjeti i markës “Ferrari” në momentin kur devijoi në krah të majtë të rrugës në Unazë, duke lëvizur më pas mbi 74 metra në trotuar. Të dielën, Policia e Tiranës shpërndau një njoftim shtypi ku thuhej: “Në vijim të deklaratës për shtyp mbi ngjarjen aksidentale të ndodhur më datë 23 maj 2008, ku gjetën vdekjen e menjëhershme presidenti i ‘Top Media’, shtetasi Dritan Fiqiri Hoxha, 40 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë, si dhe shtetasja Entela Bari Hysko, 27 vjeçe, lindur në Skrapar e banuese në Tiranë, të cilët po udhëtonin me automjetin tip ‘Ferrari’, grupi i posaçëm hetimor arriti në përfundimin se mekanizmi i ngjarjes ka qenë: automjeti ‘Ferrari’, i drejtuar nga Dritan Hoxha, duke qarkulluar në segmentin rrugor në drejtimin ura Vasil Shanto - bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, në rrugën ‘Bajram Curri’, ka dalë nga rruga duke hipur në trotuarin e krahut të majtë të kësaj rruge dhe ka vazhduar lëvizjen duke goditur dy shtylla ndriçimi në trotuar si dhe tri pemë të reja dekorative”. Sipas policisë, makina ka vazhduar lëvizjen në gjendje të pakontrolluar 56.8 metra me një gomë në lulishten anësore të rrugës dhe goma tjetër, ajo e krahut të djathtë të mjetit në trotuar. Automjeti ka vazhduar lëvizjen dhe në ato momente nga drejtuesi i mjetit janë ngritur frenat e dorës, duke bërë një rrotullim të lehtë të mjetit, nga lindja drejt veriut. Goma e prapme e krahut të djathtë është takuar me bazamentin mbajtës të shtyllës së dytë të goditur, dhe më pas është vazhduar lëvizja përreth 18.5 metra, duke u përplasur me pemën dekorative me perimetrin e saj 3.1 metra në lulishte, e cila ishte e zhvendosur nga buza e trotuarit përreth 1.2 metra. Në momentin e goditjes me pemën, nga forca e madhe, automjeti është ndarë në dy pjesë, ku pjesa e prapme e mjetit ka qëndruar në afërsi të pemës, ndërsa pjesa e përparme ka vazhduar përreth 21.8 metra, duke qëndruar në anësoren e lulishtes. tr.so
Gazetarët: Berisha fushatë denigruese ndaj mediave në vend
Shoqatat e gazetarëve kanë hartuar dje një deklaratë të përbashkët ku dënojnë sipas tyre, fushatën denigruese që ka ndërmarrë Kryeministri Berisha ndaj mediave. Kjo deklaratë vjen pas një reagimi të zëdhënësit të PD-së, Gerti Bogdani, sipas të cilit, mediat në vend fshehën vdekjen e Entela Hyskos në aksidentin me pronarin e Top Media, Dritan Hoxha. Në deklaratë thuhet:
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kohët e fundit po udhëheq një fushatë denigruese ndaj medias shqiptare, duke tejkaluar gjithë standardet etike, politike dhe njerëzore deri tek përpjekjet e fundit për të poshtëruar vdekjen tragjike të një prej krijuesve më të suksesshëm në historinë e medias shqiptare presidentit të Top Channel, Dritan Hoxhës. Me një vetëdije të plotë ai shfaqi cinizmin e tij disa orë pas vdekjes së zotit Dritan Hoxha dhe më pas përdori gjithë mekanizmat e tij politikë dhe mediatikë që ka nën kontroll për të mbajtur gjallë këtë cinizëm. Në një fushatë të paprinciptë ai po përpiqet të penalizojë median për një akt që nuk e ka kryer dhe të shpikë një fshehje krimi që media nuk e ka bërë. Ne pranojmë pa asnjë kompleks se në rastin e pasqyrimit të vdekjes së Dritan Hoxhës, mediat shqiptare vunë solidaritetin njerëzor para angazhimit profesional.
Ne gazetarët shqiptarë nuk kemi fshehur asnjë krim dhe nuk mund të ndjehemi fajtorë për një gjë që s’e kemi bërë. Ata që kanë fshehur krime shtetërore në këtë vend janë në pushtet dhe po përpiqen të shpëtojnë autorët. Ne gazetarët shqiptarë po përpiqemi t’i zbardhim këto krime. Për këtë arsye kryeministri na ka shpallur luftë.
Ne gazetarët e shtypit shqiptar jemi të shqetësuar nga instrumentalizimi i institucionit të Partisë Demokratike si partia kryesore në vend për t’u përdorur në një fushatë denigruese ndaj medias shqiptare dhe vdekjes së një prej emrave të njohur të saj, për shkak të mllefeve personale të kryetarit të kësaj partie Sali Berisha. Ai po përdor në mënyrë barbare vdekjen e një vajze, duke shkelur privatësinë e saj, vetëm për të demonstruar urrejtjen e tij. Ne u rreshtuam në anën e viktimës dhe për këtë arsye kryeministri na ka shpallur luftë.
Ne gazetarët e shtypit shqiptar jemi të shqetësuar nga fryma e denigrimit dhe fushata e fyerjeve që Kryeministri Sali Berisha ka nisur prej kohësh ndaj komunitetit të gazetarëve shqiptarë, madje dhe ndaj atyre të huaj siç qe rasti i gazetës “New York Times”, për shkak të qëndrimit të tyre kritik ndaj qeverisë që ai drejton. Ne u rreshtuam në mbrojtje të kolegëve tanë dhe për këtë arsye kryeministri na ka shpallur luftë.
Ne gazetarët e shtypit shqiptar i bëjmë thirrje botuesve shqiptarë, drejtuesve profesionistë të medias shqiptare dhe institucioneve ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medias, ta shënojnë këtë fushatë si një akt të rëndë kundër lirisë së shtypit të udhëhequr nga kryeministri i vendit Sali Berisha tek i cili janë zgjuar atavizmat më të errëta të historisë së tij problematike me shtypin shqiptar.
Ne gazetarët e shtypit shqiptar jemi të angazhuar ta përballojmë këtë betejë me të, si një detyrim moral, profesional dhe njerëzor që kemi ndaj lexuesve tanë dhe lirisë së shtypit në Shqipëri.