Opozita, qeverisë: “Mos i përdorni donacionet për Gërdecin si taksa!”
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi ditën e djeshme, nën kundërshtimin e plotë të opozitës, aktinnormativ “Për një ndryshim në Ligjin Nr. 9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2008, i cili përcakton 630 milionw lekë fonde për rindërtimin e Gërdecit. Sipas opozitës, qeveria nuk duhet të prekë fondin e kontigjencës si dhe nuk duhet të përdorë fondet e donacioneve. Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Malaj, u shpreh se qeveria nuk ka të drejtë që fondet e solidaritetit për fshatin Gërdec, që kanë ardhur nga dhurimet e qytetarëve të thjeshtë, qeveria t’i zbresë nga buxheti. Ndërkohë, ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpreh gjatë kësaj seance se projektaktinormativ për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2008 është përgatitur në kuadër të masave urgjente, që qeveria shqiptare ka marrë dhe po ndërmerr për t'i ardhur në ndihmë popullatës së zonave të prekura nga shpërthimi i municioneve në fabrikën e çaktivizimit në fshatin Gërdec të Bashkisë së Vorës. “Të gjitha familjet që konsiderojnë se shuma e dhënë nuk është e mjaftueshme, atëherë riparimi dhe ndërtimi i shtëpive të tyre do të bëhet përmes strukturave qeveritare. Ndërsa ato që konsiderojnë se shuma e dhënë është e mjaftueshme për riparimet e duhura, do të fillojnë ta bëjnë vetë. Sot fillon edhe ndarja e parave. Vlera totale që merret vetëm për këto elementë, për ndërtimin, riparimin e shtëpive, për pajisjet dhe zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara arrin në rreth 1.6 miliardw lekë. Rreth 800 milionw lekë do të merren nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, rreth 150 milionw lekë nga ndihmat e dhëna për të njëjtin qëllim për rindërtimin dhe pajisjen e shtëpive dhe rreth 630 milionw lekë nga kontigjenca”, - tha Bode. Sipas kreut të Financave, elementi i dytë që qeveria merr përsipër është pajisja e shtëpive që janë dëmtuar dhe për këtë është vendosur një tarifë për frymë, e cila çon në një trajtim të barabartë. Ndërkohë për shtëpitë e dëmtuara pjesërisht vlerësimi është bërë objekt për objekt. Vlerësimi dhe kompensimi wshtw bërë me çmimet e sotme të tregut dhe janë dhënë paratë për të zëvendësuar pajisjet e dëmtuara.
1 Prill 2008