Vidhet zyra elektorale e Partisë Demokratike
Një zyrë elektorale e Partisë Demokratike është vjedhur në Kërrabë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, ndërkohë që është vënë re vetëm mëngjesin e djeshëm. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se shërbimet e Komisariatit Nr. 1 janë njoftuar nga përfaqësuesit e zyrës elektorale, të cilët i kanë vënë në dijeni se çfarë kishte ndodhur. Me t‘u njoftuar në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore, ku janë vënë në dijeni se hajdutët kishin marrë tetë bluza të Partisë Demokratike, 10 kapele me siglën PD dhe dy flamuj, po të kësaj partie. Policia tha se për thyerjen e saj janë përdorur leva dhe menjëherë ka nisur puna për zbulimin dhe arrestimin e autorëve.