Rajmonda Bulku në krah të Topallit në fushatën në ndihmë të grave
Turi i kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, me “Gratë për një Shqipëri që po ndryshon” mbërriti në Pogradec, në një takim entuziast me gra, nëna e vajza të këtij qyteti. Në Pogradec, takimit iu bashkua aktorja e madhe Rajmonda Bulku. Duke iu drejtuar zonjave pogradecare kryetarja e Kuvendit tha se “ajo që kam kuptuar është se puna e pamatshme dhe vendosmëria, sakrifica, dashuria dhe dhembshuria është kodi i ADN-së sonë, është kodi i ADN-së i çdo nëne, është kodi i ADN-së i çdo vajze. Për këtë duhet të jemi krenare. Unë jam krenare”. Më tej, në fjalën e saj, kryetarja e Kuvendit, ndër të tjera tha: “29 qershori do të jetë një ditë e bekuar, një ditë në të cilën të gjithë shqiptarët do të jenë të gëzuar”, - ndërsa nuk ka rezervuar akuzat kundër kryetarit të PS-së, Edi Rama.
13 Maj 2009