Kriza e subjektit
Edi Lesi
Vështirë t’i bishtnosh kolonave për librat e rinj. Të bëjnë përshtypje lëvdatat e kritikëve për ndonjë roman që ka dalë në treg. Eshtë e zorshme të mos i lexosh të tilla shënime në rubrikat e kulturës në gazetat tona. Kështu, ditët e fundit, një kritik i njohur, që jeton dhe në Londër, një metropol edhe i letërsisë, kishte radhitur disa paragrafë për një prodhim të ri që gjendet medoemos në libraritë e Tiranës. Autore, një shkrimtare e re dhe premtuese.
Gjithaq, sapo mbaron së lexuari me ngazëllim kur mëson për një ngjarje të re në lëmin e letrave, sa vjen e të zë më shumë vend ideja se shkrimtarët tanë në përgjithësi vuajnë nga kriza e subjektit. Edhe botimet më të fundit janë të lidhura me diktaturën. Po ashtu, edhe shumë prej prodhimeve kinematografike. Ngjan se muza e krijuesve tanë është e zënë peng në kohë dhe ka lëshuar rrënjë më së shumti vetëm në vitet ‘45-‘90. Eshtë sigurisht një nga periudhat më dramatike të kombit, segmenti historik i deformimit të madh. I personazheve të tmerrshëm, i xhelatëve dhe viktimave. Periudhë e izolimit të pamëshirshëm. Zhvillim i pandalshëm i antishpirtërores dhe dërrmim i ndërgjegjes. Për këtë janë dashur shumë libra, romane, dëshmi, dhe veçanërisht të rëndësishme kanë qenë ditaret dhe korrespondencat. Pas lirisë, ky moment ka merituar shumë art.
Mirëpo, mbi këtë materie të zezë është hedhur gjithë drita e nevojshme dhe e merituar njëkohësisht. Vështirë se kemi sot të vërteta të pazbuluara rreth diktaturës, jo në kuptimin e kronikës së ngjarjeve, por në dinamikën e brendshme, të mënyrës së jetesës, të karakterit dhe sjelljes së njeriut, të së gjithë alkimisë së kombit. Paçka se një periudhë e rëndë dhe tragjike, në kuptimin artistik, ajo është tashmë e gjitha një klishe e madhe dhe lineare.
Personazhet janë të njëjtë, të strukturuar, krejtësisht katrorë. Eshtë për t’u habitur se si shkrimtarët shqiptarë ende e gjejnë subjektin dhe frymëzimin ekskluzivisht në këto vise. Aq sa të vjen të dyshosh se mund të ketë një lloj adhurimi pervers në ndonjë shtresë së koshiencës së tyre. Nuk duket të ketë më ndonjë gjë për të zbardhur në labirintet e diktaturës. Ndoshta kjo është dhe arsyeja që vetë Ismail Kadare, thotë se me romanin e fundit, “e penguara”, I ka dhënë fund trajtimit të temave të kësaj të kaluare.
Nga ana tjetër, vitet që pasuan këtë të shkuar jo të largët, janë në mënyrë të njëmendët, të vrullshëm, me shumë dinamikë, me drama të forta dhe me një galeri shumë më të pasur personazhesh e kronikash. Jetë me shumë ngjyra e kontraste, me pluralitet të fortë karakteresh dhe kulturash. Kjo përzierje, është në mos interesante sa periudha e mëparshme, të paktën njësoj frymëzuese, dhe padyshim me më shumë interes për lexuesin.
Kalimet në kohë janë të pazakonta. Nga izolimi I ashpër në mbipraninë e nderkombëtarëve. Nga mungesa e informacionit në një rrëmujë dhe larmi shpesh pirate. Nga xhelatë e viktima në llaryshi njerëzish. Mashtrues pa skrupuj, politikanë që nuk kursejnë asgjë për fronin, borgjezë e pabuksa, kriminelë e viktima, ish-sigurimsa sot servilë shumë, krejt pak dinjitozë, shërbëtorë e oligarkë, nëpunës e shefa të mëdhenj, karrieristë që rrallë shkojnë larg me meritë. Ka gjithashtu fenomene të mprehta shoqërore, si emigracioni, prostitucioni, droga, etj.
Edhe pse kemi këtë minierë të diamantë, sërish shkrimtarët dhe regjisorët tanë në përgjithësi ende gërmojnë në tunelet e kromit të kohës komuniste. Kulmet historike gjithashtu nuk mungojnë. Mund të quhen të këtillë vitet e përmbysjes së monizmit dhe ardhjes së demokracisë, stinët e acarta të vitit ‘97 gjithashtu. Megjithatë, letërsia dhe filmi prore na vijnë me parfumin e diktaturës.
Padyshim që këtu nuk kemi të bëjmë me një zbulim kopernikan. Këto tema janë trajtuar, por kryesisht me publicistikë dhe zhanret e saj. Eseja është vula mbi këto ditë. Arti po mënon të shkojë me rrjedhën e kohës, që duket sikur ka ndalur aty, tek sigurimi I shtetit.