Papa Benedikti: Shoqëria amerikane, në krizë vlerash
• Papa Benedikti XVI ka kritikuar në një fjalim në kishën më të madhe të Amerikës Veriore, Faltoren Kombëtare me qendër
në Uashington, peshkopët amerikanë, për mënyrën se si i kanë trajtuar skandalet seksuale me fëmijët që kanë goditur kishën romano-katolike në këtë vend. Ai tha se, kundërpërgjigjja e tyre ka qenë ndonjëherë shumë e dobët, duke fajësuar për këtë pjesërisht edhe krizën dhe dobësimin e vlerave të shoqërisë amerikane. Në vizitën e tij të parë në SHBA, Papa shtoi se, shpresonte që ajo që ai quajti "kohë sprove", do të sillte pastrim të kishës katolike. "Tani që shkalla e këtij problemi është kuptuar qartë, ju keni mundur që të adoptoni një qëndrim ndreqës dhe masa disiplinuese për të promovuar një ambient të sigurt që krijon më shumë mbrojtje për të rinjtë", vijoi Papa. Gjatë vizitës së tij në SHBA, Papa Benedikti XVI zhvilloi bisedime në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Bush, ditë që përkoi edhe me 81-vjetorin e tij. Në një deklaratë të përbashkët, Bush dhe Papa dënuan terrorizmin si një armë të papranueshme dhe komentuan mbi nevojën për politika emigracioni që ishin njerëzore.