Rehn: BE, ndihmë Kosovës të qëndrojë me këmbët e veta
• Një deklaratë e komisionerit evropian, Olli Rehn dje në Bruksel ka rritur besimin liderëve kosovarëve mbi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe ka irrituar kryeministrin serb Koshtunica, për një konfirmim më shumë mbi humbjen e Kosovës.
Komisioneri Olli Rehn, ka deklaruar në Bruksel se, "përcaktimi i Kosovës për shoqëri demokratike dhe shumetnike është gdhendur në Kushtetutën e miratuar kohë më parë. Bashkimi Evropian mbështet Kosovën që të qëndrojë me këmbët e veta dhe dëshiron që ta ndihmojë atë, që edhe ajo të ndihmojë vetveten. Ky edhe është caku i programit tonë ekonomik dhe shoqëror, e kjo është edhe detyrë e Misionit të Bashkimit Evropian, EULEX, të vendosur në Kosovë", shpjegoi Rehn në një konferencë për rolin e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, që po zhvillohet në Bruksel. Mbi rajonin Rehn deklaroi se, thelb i zgjidhjeve të të gjitha problemeve mbetet marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës, si çështja e fundit që ka mbetur e pazgjidhur. "Ballkani Perëndimor do të ketë ardhmëri të ndritshme në Bashkimin Evropian, në qoftë se tejkalohen çështjet e zgjidhjes përfundimtare të statusit të Kosovës dhe sendërtohet qëndrueshmëria demokratike në Serbi", tha ai.
Irritimi i Koshtunicës
Kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica, ka reaguar mjaft ashpër dje kundër deklaratës së komisionerit evropian. Koshtunica tha se, deklarata e Olli Rehnit ishte prova e duhur për t'i treguar Serbisë se nuk duhet të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me BE-në. Pas deklaratës se misioni EULEX ishte vendosur në Kosovë për ta ndihmuar atë të qëndrojë me këmbët e veta, Koshtunica shtoi se, BE nuk ka ndër mend të plotësojë kushtet e Serbisë për nënshkrimin e marrëveshjes, madje po përforcon të kundërtën. "Ne duhet të presim deri në formimin e Parlamentit të ri dhe qeverisë së re që do të kenë mandatin e popullit për t'u marrë me çështje që kanë rëndësi themelore për Serbinë dhe të ardhmen e saj", u shpreh Koshtunica. Kryeministri serb tha se, e vlerëson faktin që më në fund, komisioneri evropian pranoi hapur që BE mbështet krijimin e shtetit të ri të Kosovës, dhe kjo është arsyeja përse ata po dërgojnë misionin EULEX. Koshtunica vijoi se, "pas 11 majit qeveria e re do të ulet me BE-në për të diskutuar mbi mbrojtjen e interesave të saj kombëtare dhe shtetërore".