Pronari i Xamaxit, imigrant ilegal

Bulat Chagaev, pronari kontrovers i klubit nga liga e parë zvicerane e futbollit, Neuchatel Xamax, nuk ka leje valide për të jetuar në Zvicër, ka njoftuar e përditshmja Le Matin të enjten.
Chagaev, i cili është nën hetime në Zvicër për falsifikim të dokumenteve dhe shpëlarje parash, beson se posedon vetëm një vizë bazike, që duhet të vazhdohet çdo gjashtë muaj, dhe vetëm pas largimit nga shteti.
Le Matin ka raportuar se Chagaev nuk ka paraqitur një vizë valide kur policia e vizitoi në zyrat e tij në Gjenevë. “Ai është një imigrant ilegal që në çdo moment mund të përjashtohet nga shteti, njësoj sikurse cilido i huaj që qëndron ilegalisht në tokën zvicerane”, shkruante gazeta.
Në 10 ditët e fundit, policia ka filluar hulumtimet në zyrat e Chagaevit në Gjenevë, shtëpinë e tij afër Lozanës dhe zyrat e klubit Neuchatel Xamax.