Gerti Shella: “Prioritet për shqiptarët lëvizja e lirë jo kutitë”
Autori i Lajmit: S. Topi
Gerti Shella, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Çështje të Informimit Publik, ÇIP
Ashton ka deklaruar dje se liberalizimi i vizave kërkon realizim të reformave. Ndërkohë që kryesocialisti Rama ka kërkuar në Strasburg mbështetje për këtë proces. Janë në sinkron këto deklarata me njëra-tjetrën?
Pakkush e beson sot se liberalizimi i vizave për shqiptarët zë vend prioritar në axhendën e kryetarit aktual të PS, Edi Rama. Vizita e tij në Strasburg i ngjason më tepër një veprimi “sa për të larë gojën” në sytë e opinionit publik, i cili ndjek me shqetësim kursin e rrezikshëm në të cilin parapëlqen të navigojë z. Rama. Është për të ardhur keq që z. Rama refuzon të pranojë se kauza e tij, hapja e kutive, nuk përbën sot shqetësim publik për shqiptarët. Përkundrazi, procesi i liberalizimit të vizave përfaqëson një shqetësim publik dhe një interes madhor të shqiptarëve. Është fatkeqësi kombëtare që z. Rama po bën gjithçka që ka në dorë për ta injoruar këtë prioritet…është një fatkeqësi kombëtare me përmasa shumë herë më të mëdha se sa Gërdeci dhe përmbytjet në Shkodër të marra së bashku!
Për herë të parë kreu i PS-së, po me aq forcë sa kërkon transparencën e zgjedhjeve, kërkon dhe mbështetje për vizat. Është kjo një strategji e re për të fituar më shumë besim te ndërkombëtarët apo kryesocialisti në këtë mënyrë pranon reformat e bëra nga PD?
Është ironike teksa konstaton se produkti final i një oratori të aftë si z. Rama janë mesazhet e paqarta…qëndrime që nuk janë as mashkull as femër, të cilat janë nga pikëpamja kuptimore vrima të zeza të cilat nuk emetojnë asgjë. Mjafton të kujtojmë disa qëndrime apo deklarata të tij si psh.: “Ftoj shqiptarët për të reaguar me gjithë forcën në një protestë paqësore”…apo “i njoh zgjedhjet, por jo Parlamentin”, apo akoma më shumë: respektoj gjykatat dhe shtetin ligjor, po kutitë do ti hap me çdo kusht…etj., etj. Sigurisht, edhe deklarata e fundit e z. Rama, që ju keni në qendër të pyetjes suaj, është një vrimë e zezë kuptimore. Ajo nuk u thotë shqiptarëve asgjë. As atij vetë nuk i thotë asgjë…Z. Rama duhet të ndajë prioritetet e aksionit të vet politik. Ai duhet tu drejtohet shqiptarëve dhe tu thotë, nëse është për Vizat para Kutive apo Kutitë para Vizave!
Rama ka deklaruar se dy çështjet e rëndësishme janë transparenca e zgjedhjeve nëpërmjet hapjes së kutive dhe liberalizimi i vizave. Janë të së njëjtës rëndësie këto dy çështje për shqiptarët?
Në sfondin e përgjigjeve të dy pyetjeve të para, kjo konturohet vetiu si një pyetje retorike. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë të lëvizin lirisht. Ky është interesi i tyre më imediat dhe më i rëndësishëm. Ai prek drejtpërdrejt të ardhmen e tyre. Nuk është hapja e kufomave të së shkuarës, sikurse z. Rama dhe ndonjë djaloshi vanitoz që i shërben atij, u pëlqen të shprehen debateve të darkës për autopsinë e zgjedhjeve të fundit, por hapja e perspektivës për të ardhmen ajo që u intereson edhe vetë socialistëve, që Z. Rama ka detyrë të përfaqësojë.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2010