Stavri Marko: “Kreu i PS-së po tenton të fitojë mbështetjen e humbur të emigrantëve”
Autori i Lajmit: S. Topi
Stavri Marko, analist
Zoti Marko, Catherinë Ashton ka deklaruar dje se liberalizimi i vizave kërkon realizim të reformave. Ndërkohë që kryesocialisti Rama ka kërkuar në Strasburg mbështetje për këtë proces. Janë në sinkron këto deklarata me njëra-tjetrën?
Po e filloj nga Berisha, i cili në krahasim me Ramën është shumë përpara për sa i përket diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Berisha diti të manovronte për interesat partiake me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke propaganduar në prag të zgjedhjeve të vjetshme një sukses të pushtetit të tij sundues. Përafërsisht, të njëjtën gjë bëri edhe Rama, duke deklaruar se Partia Socialiste kishte kontributin e saj të veçantë për anëtarësimin në NATO. Por Rama nuk ka mundur të menazhojë dështimet e Berishës, në një kohë që anëtarësimi në NATO ndodhi pikërisht në kohën që Shqipëria realizoi zgjedhjet më të “modernizuara” dhe njëkohësisht më të kontestuara nga vetë NATO. Duke pasur parasysh që NATO përfaqëson një seri vlerash demokratike, atëherë, është e kotë të flasim tashmë për kutitë që duhen hapur. Duket sikur NATO “de facto” nuk ekziston në Shqipëri dhe asgjë nuk ka ndryshuar që nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancë, duke zhgënjyer njëkohësisht idealet për të cilat u anëtarësua vendi, përderisa demokracia duke filluar nga vota, ka bërë hapa prapa. Deklarata e Ramës në Bruksel për mbështetje për vizat nuk përbën ndonjë veçanti. Por dua të shtoj se kryeministra të tipit Berisha sikundër Gjukanoviç në Mal të Zi apo Gruevski në Maqedoni, po shfrytëzojnë të gjitha koncesionet që u bën Evropa për liberalizimin e vizave këtyre vendeve, ndërsa ato shfrytëzohen për qëllime të brendshme elektorale. Këtë gabim më duket se vazhdon të bëjë Rama.
Për herë të parë kreu i PS-së, po me aq forcë sa kërkon transparencën e zgjedhjeve, kërkon dhe mbështetje për vizat. Është kjo një strategji e re për të fituar më shumë besim te ndërkombëtarët apo kryesocialisti në këtë mënyrë pranon reformat e bëra nga PD?
Unë do të isha më praktik ti adresohesha Ramës, i cili me lëvizjet e tij në politikën e jashtme të partisë socialiste, po vetizolohet. Ka një distancim të Ramës nga filozofia dhe elektorati i PS-së në jug të vendit. Kjo nënkupton shumë ndryshime në kupolën e PS, të orkestruara nga vetë Rama, duke afruar miq, shokë, biznesmenë apo eksponentë të ish- nomenklaturës nga qendra. Rama ka larguar një pjesë të elektoratit të vet, por njëkohësisht ka zhgënjyer edhe shumë komunitete, veçanërisht në Jug, por edhe në emigracion, në Greqi. Por e veçanta është se në filozofinë e tij, ai po ndërton një parti, e cila nuk është dalluar shumë për ndikime nacionaliste. Pikërisht hapjen e kutive Rama e ngatërroi me lëvizjen kundër Greqisë, e cila i solli njëkohësisht një distancim të PASOK-ut (!) dhe mbështetjes së Jorgo Papandreut. Dihet qartë se futja e Shqipërisë në Evropë nuk është meritë as e Berishës dhe as e Edi Ramës, ashtu sikundër dihet se ka vendosur Athina që Shqipëria të futet në BE, veçanërisht plani Papandreu për Ballkanin më 2014. Por pa mbështetjen e simotrës PASOK dhe të emigrantëve, mos vallë mbështetja e Svobodës do ta ndihmojë elektoratin e PS të fitojë zgjedhjet? Një gjë dihet. Edi Rama nuk ka më atë masë mbështetëse sa kishte në nëntorin e kaluar për protestën për hapjen e kutive. Edi Rama duhet ta fillojë luftën e tij nga e para, qoftë kjo për vizat. Kjo e bën më të domosdoshëm bashkëpunimin me forcën e emigrantëve socialistë në Greqi, të cilët dje u bënë qytetarë evropianë nga Parlamenti grek. Premtimi i Ramës ka qenë se emigrantët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, por veprimet e tij janë kategorisht të papranueshme, përderisa Ramës tashmë i duhet një “Pazar i madh” që të bëjë koncesione ndaj Papandreut dhe emigrantëve, tashmë shtetas grekë.
Rama ka deklaruar se dy çështjet e rëndësishme janë transparenca e zgjedhjeve nëpërmjet hapjes së kutive dhe liberalizimi i vizave. Janë të së njëjtës rëndësie këto dy çështje për shqiptarët?
Hapja e kutive të çon në një fund pa zgjidhje. Por Edi Rama, si pjesë e socialistëve evropianë në kupolë, mund të ketë shumë më herë informacion se sa diplomatët e Berishës, për liberalizimin e vizave dhe këtë po e shfrytëzon më së miri. Por kjo nuk mjafton. Prapë Berisha është në pushtet dhe jam i sigurt se heqja e vizave me Shqipërinë do të thotë një triumf për Berishën ashtu siç ndodhi me NATO-n. Dhe nuk ka arsye pse Berisha, i bindur për kutitë e votimit, e çon vendin në zgjedhje të parakohshme për të fituar mandatin e tretë. Nuk ka asnjë shpjegimi tjetër sforcimi i Ramës për tu bërë pjesë e lojë së vizave. Në Greqi opozita “Nea Demokracia” e uroi duke i dhënë merita Papandreut për liberalizimin e vizave me SHBA-në, duke shprehur njëkohësisht edhe përpjekjet e qeverisë Karamanlis për këtë problem. Por këtu kemi të bëjmë me popull dhe elektorat që nuk i bën përshtypje për asgjë, veçse “jetohet!”. Për sa i përket çështjes në se kanë rëndësi si hapja e kutive apo liberalizimi i vizave, ato nuk kanë emërues të përbashkët. Shqiptarët do ta përjetojnë dhënien e vizave si një gjë normale siç ndodhi me NATO-n, që nuk solli asgjë të re në jetën e tyre, veçse dështime në forcimin e institucioneve demokratike. Çështja është: A mund Brukseli ta sjellë këtë popull dhe politikanët e dalë prej tyre në binarë si gjithë popujt e tjerë, qofshin këta edhe në Ballkan, që sdinë gjë tjetër, sa herë që votojnë, i vjedhin votat njëri-tjetrit? Jam i sigurt se edhe liberalizimi i vizave nuk do ta ndalë grabitjen e votave. Kjo është ajo që duhet të shqetësojë Brukselin, si shqiptarët duhet të mësohen të vetëqeverisen në demokraci, përkundrazi, viza e lirë nuk shpresoj të sjellë asgjë të re.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2010