Gerti Shella: Shqipëria i rikthehet historisë së Haxhi Qamilit
Autori i Lajmit: S. Topi
Gerti Shella, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Çështje të Informimit Publik, ÇIP
Zgjidhni krizën para ardhjes sime. Si e komentoni këtë deklaratë të zotit Fule? Është ky një paralajmërim për masa konkrete më pas?
Është e qartë se Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian vjen në Tiranë për të diskutuar mbi progresin e Shqipërisë sa i takon procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Z. Fule nuk mund të pranojë që politikanët shqiptarë ti imponojnë atij një axhendë tjetër diskutimesh gjatë vizitës së tij. Deklarata është e qartë dhe kuptimplotë. Në këtë kontekst, ajo nuk i përngjason një paralajmërimi, por një thirrje drejtuar protagonistëve të debatit mbi kutitë që sot është koha për të folur se si shqiptarët të hyjnë në Evropë dhe jo për të nxjerrë nga sënduku manualët e Çe Gevarës për rrëzimin me dhunë të qeverive. Shikoni se si shprehet ai: “Shpresoj shumë që ngërçi që lidhet me pjesëmarrjen aktive në Kuvend të deputetëve të Partisë Socialiste të mund të zgjidhet para vizitës sime dhe do tu bëja thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të punojnë së bashku në mënyrë që Shqipëria të çojë përpara reformat e duhura në të mirë të vetë qytetarëve të saj, si edhe në të mirë të aspiratave të saj evropiane". Një deklaratë e tillë është thellësisht e qartë: Ecni përpara përmes reformave. Kjo është e kundërta besoj e asaj që do të dëshironte të dëgjonte PS nga ndërkombëtarët, pra: “kthehuni prapa dhe bëni autopsinë e kutive”.
A ka një duel mes PS-së dhe PD-së për të fituar mbështetjen e ndërkombëtarëve?
Edhe sikur të kishte vërtet një duel të tillë, ky do të kishte qenë dueli më absurd: Si mund të pretendosh mbështetjen e ndërkombëtarëve duke shkelur mbi kurrizin e popullit tënd dhe mbi aspiratat e tij legjitime për të lëvizur të lirë në Evropë. E kam thënë edhe herën e kaluar që loja e rrezikshme e dublimit të interesit më vital të shqiptarëve për lëvizje të lirë në Evropë me një histori nekrologjike kutish, është për tu konsideruar pa mëdyshje tradhti e lartë kombëtare.
Kriza politike në Shqipëri a mund të sjellë ndarjen e qëndrimit të ndërkombëtarëve apo do ketë një unifikim përfundimtar të qëndrimit të tyre?
Duket qartë se ndërkombëtarët e kanë maturuar tashmë qëndrimin se liberalizimi i vizave me vendet e Ballkanit është një proces që duhet të përmbyllet në të gjithë hapësirën ballkanike. Ironikisht, lidershipi i PS-së po mban një qëndrim refraktar, për të mos thënë sabotues ndaj këtij procesi. Ironikisht historia përsëritet pa u mbushur akoma 100 vjet; Shqipërisë, edhe pse vendi i fundit ballkanik që shpalli mëvetësimin nga Turqia, iu ngatërrua nëpër këmbët e lodhura një farë Haxhi Qamili, që kërkonte sërish kthim nën Sulltanin. Ironikisht, edhe atëherë Evropa, si edhe sot, kishte dërguar një princ për ta afruar këtë vend me njerëz të çoroditur pranë saj.
Të dielën mbërrin në Tiranë një tjetër delegacion i PE-së për vizat. Do e marrë Shqipëria notën pozitive për plotësimin e kushteve?
Cila Shqipëri? Ajo e kutive dhe e protestave apo ajo e reformave? Shqipëria e vërtetë sot nuk po lejohet të begatohet dhe të ecë përpara nga shkopinjtë e pafund që i futin mën rrota ata që mendojnë gjithçka përveçse për të mirën e saj. Shqiptarët janë vetëm një hap larg humbjes së shansit më të shkëlqyer historik. Ata edhe mund të mundin, edhe pse fajtorët, ata që kërkojnë të kthejnë këtë vend prapa duke bërë autopsira do të marrin ndëshkimin e pamëshirshëm nga historia.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2010