E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, zgjedhjet e parakohshme më 4 tetor

 

Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, ka kërkuar dje shpërbërjen e Parlamentit, pak deklaratës mbrëmjen e së mërkurës se Greqia do të ketë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet parashikohet të mbahen më 4 tetor. Vendimi i Karamanlisit për zgjedhje të parakohshme u arsyetua me nevojat për përballimin e krizës ekonomike. Por mediat komentojnë se presioni që ka pasur qeveria konservatore që nga dhjetori 2008, kur e gjithë Greqia u mbërthye nga protesta të dhunshme pas vrasjes së një adoleshenti nga policia, ka qenë shumë i fortë. Situata e trazuar në vend është shfrytëzuar nga anarkistët dhe grupet majtiste, të cilët dyshohet se mbajnë autorësinë e shpërthimeve që kanë “shoqëruar” gjatë kësaj kohe institucionet greke, ato qeveritare dhe të biznesit. Që nga zgjedhjet e fundit në Greqi kanë kaluar vetëm dy vjet. Socialistët e PASOK-ut rezultojnë me 6 pikë avantazh në sondazhe. Edhe pse Karamanlis ka akuzuar këtë opozitën për klimën acaruese politike. “Vendi nuk duron, posaçërisht në rrethanat e sotme, një fushatë parazgjedhore deri në muajin shkurt. Dhe sidomos me një opozitë që për fat të keq bën politikë me mungesë përgjegjësie dhe populizëm”, tha kryeministri. Pasi ai përfundoi fjalën, lideri i opozitës, Jorgos Papandreu, u paraqit me një deklaratë nga selia e partisë PASOK. “Sot, nuk ballafaqohen thjesht partitë, por dy politika dhe alternativa diametralisht të kundërta. Një alternativë neoliberale, me administrim klientelist dhe pa transparencë të vendit, që na solli në krizën e tanishme tragjike dhe zgjidhja progresiste e PASOK-ut, për një ecje tjetër të vendit, të bazuar në vlerat dhe parimet e së drejtës”, tha Papandreu. “Demokracia e Re” e Kostas Karamanlis erdhi në pushtet në mars të vitit 2004, pas njëmbëdhjetë vitesh rresht të drejtimit nga socialistët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›