Protesta në Kinë, 470 njerëz goditen me shiringa të infektuara me HIV
Mbi 470 persona janë sulmuar me shiringa në Kinë, sipas televizionit shtetëror, i cili komentonte përleshjet e fundit në Urumqi, vendi i rajonit autonom, mes eksponentëve të komunitetit lokal uigurë dhe emigrantëve të etnisë han, me shumicë në Kinë. Sipas informacioneve, shiringat me të cilat janë sulmuar këta njerëz ishin të mbushura me gjak të infektuar me virusin HIV.
“Që nga 20 gushti qeveria e Pekinit ka marrë denoncime nga ana e qendrave lokale të kontrollit epidemiologjik, sipas të cilit 476 persona janë goditur me shiringa”, thanë autoritetet lokale. Trazirat e dhunshme mes dy komuniteteve kanë nisur që në korrik, me një bilanc prej 200 të vdekur dhe 1700 të plagosur. Uigurët, myslimanë e turkofonë, kanë kërkuar autonomi gjithnjë e më të madhe nga Pekini dhe fundin e diskriminimit ekonomik në avantazh të etnisë han. Qindra kinezë kanë protestuar sërish duke rrezikuar sigurinë publike pas serisë me sulme misterioze me shiringa të infektuara në qytetin Urumqi. Zyrtarët e qytetit dhe medias shtetërore i konfirmuan sulmet me shiringa, duke thënë se ishin arrestuar 21 persona për këtë. Një raport i “Xinjiang TV” tregoi se 476 njerëz kishin kërkuar trajtim pas goditjes me shiringa, edhe pse vetëm 89 prej tyre kishin shenja të dukshme shpimi. Ndërsa nuk kishte ende asnjë motiv për sulmet, raporti tregoi se pjesa më madhe e njerëzve të sulmuar, 433, ishin të etnisë kineze, han dhe pjesa tjetër nga tetë grupet e tjera etnike. Ky numërim sugjeroi se sulmet ishin të motivuara etnikisht dhe tregonin frymën e protestës në qytet. Shqetësimi rreth infektimit me HIV ishte i lartë edhe nga autoritetet, pasi Pekini ka normën më të lartë të infeksioneve me virusin AIDS në Kinë, me rreth 25.000 raste të raportuara vitin e kaluar.