Giggs, rekord me gol

Në moshën 38 vjeçare e 243 ditë, Ryan Giggs është bërë futbollisti më i vjetër në histori të Olimpiadave.
Kapiteni uellsian i Britanisë së Madhe e ka festuar me gol, këtë ndeshje, të cilën ‘vendësit’ e fituan ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Golat tjerë për ekipin e Stuard Pearce i shënuan Sinclair e Sturridge, kurse për arabët barazonte përkohësisht Rashed.
Britanikët janë në rrugë të mirë për të kaluar në çerekfinale. Nga dy ndeshje në Grupin A, ata kanë grumbulluar 4 pikë dhe në takimin e fundit do ta kërkojnë kualifikimin. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Uruguai e Senegali.