Gilman Bakalli: Më vodhën edhe votën time
Kandidati për deputet i LZHK-së, Gilman Bakalli, ka akuzuar komisionerët për vjedhje votash. Sipas tij, në qendrën ku ai ka votuar së bashku me të ëmën, në procesverbal nuk është shënuar asnjë votë në favor të tij. Sipas Bakallit, kjo është bërë qëllimisht dhe në mënyrë të organizuar nga dy forcat politike të mëdha. Sipas ish-deputetit të Shkodrës, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Tiranë me votat për forcën e tij politike.