Numërimi i fletëve të votimit, problemet kryesore në rrethe
Procesi i numërimit të votave kaloi pa probleme serioze gjatë ditës së djeshme. Problemet kryesore që u vunë re ishin vonesat në transportimin e kutive të votimit, çka në shumë zona vonoi fillimin e numërimit. Një tjetër problem i hasur shpesh ishte ai i mungesës së numrave të dokumenteve të identifikimit të zgjedhësve në procesverbalet e mbajtura nga qendrat e votimit. Ky fenomen është hasur përgjithësisht në fshatra të Vlorës dhe Tepelenës, ku komisionerët kanë qenë të patrajnuar.
Fier
Procesi i numërimit të votave në Qarkun e Fierit ka nisur me vonesë, ndërkohë që është ndërprerë gjatë ditës si shkak i mosmarrëveshjeve për mosfirmosje të procesverbaleve. Në Fier, të dyja KZAZ-të, lodhja e komisionareve, ka bërë që procesi i numërimit të ndërpritej për disa minuta, ndërsa në KZAZ-në e Patosit, pushimi ka zgjatur plot tri orë, nga ora 14:00-17:00 e pasdites. Rinisja e procesit të numërimit në KZAZ-në e Patosit ka nisur mes debateve, pasi vëzhguesit e PD-së kanë sharë e fyer komisionerët e PS-së. Ky debat ka vazhduar përgjatë gjithë pasdites dhe deri në orën 20:00 të mbrëmjes nuk ka rinisur numërimi. KZAZ-të e Lushnjës dhe të Mallakastrës janë paraqitur më mirë dhe pa ndonjë incident gjatë punës së tyre.
Durrës
Proces shumë i ngadaltë numërimi në Qarkun e Durrësit. Ritmet me të cilat po vijon numërimi i votave të hedhura në 352 qendrat e votimit të këtij qarku kanë regjistruar zvarritje, për shkak të lodhjes së komisionerëve. Përtej kohës, gjithçka tjetër ka qenë e qetë. Mungesa e disa numëruesve ka bërë që procesi të nisë rreth orës 04.00 të ditës së djeshme në Qendrën e Numërimit të Votave të KZAZ-së 8, që ka Bashkinë e Durrësit. Pikërisht në këtë qendër të vendosur pranë pallatit të sportit "Ramazan Njala" regjistrohen dhe ritmet më të ngadalta, ndërsa nuk ka mbetur pas as ajo e KZAZ-së nr.9 që përfshin bashkitë e Manzës, Sukthit dhe komunat Katund i Ri, Ishëm dhe Maminas. Pasi është ndërprerë fillimisht rreth orës 09:15 të mëngjesit, për të bërë ndryshimin e numëruesve të lodhur, shumica e të cilëve kanë qenë dhe komisionerë në QV-të e zonës, mesdita ka regjistruar një tjetër bllokim të numërimit për të rinisur pas orës 17:00 të pasdites.
Elbasan
Procesi më i ngadaltë është shënuar në qytetin e Elbasanit, ku në KZAZ Nr.12, për shkak të punës së ngadaltë të komisionerëve, nuk ishin numëruar as 36 për qind e kutive të qendrave të votimit që përmbledh kjo njësi. Situata ka qenë më e mirë në rrethet e Peqinit dhe Librazhdit, ku komisionerët, në orët e mbrëmjes kanë qenë drejt përfundimit të plotë të procesit të numërimit. Në qytetin e Gramshit, procesi është bllokuar për rreth katër orë, pasi sekretari i KZAZ-së kishte braktisur qendrën, me pretendimin se kutitë e votimit të fshatit Gribë, ishin të parregullta, por më pas situata u normalizua. Ndërsa në KZAZ-në nr. 12, që mbulon fshatrat e rrethit të Elbasanit, dje ka pasur ndërprerje për rreth një orë të procesit të numërimit për shkak të trysnisë së kandidatëve të PD ndaj komisionerëve për të përshpejtuar këtë proces.
Berat
Procesi i numërimit të votave në Qarkun e Beratit ka qenë me ritme më të shpejta se te zonat e tjera administrative. Në mbrëmje, procesi i numërimit ka qenë drejt përfundimit. Në orën 19:30, procesi i numërimit të votave ka përfunduar krejtësisht në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve me numër katër, që përfshin rrethin e Skraparit. Procesi i numërimit të votave në këtë komision nisi në orët e para të mëngjesit të së hënës për shkak të largësisë në të cilën ndodheshin një pjesë e qendrave të votimit. Por, procesi ka vijuar normalisht dhe nuk është ndërprerë për asnjë moment nga ana e komisionerëve, çka solli përfundimin e tij rreth orës 19:00.
Korçë
Procesi i numërimit të votave në Qarkun e Korçës është shoqëruar me probleme dhe ka pasur vonesa. Kështu, në një prej komisioneve zonale në Korçë, numërimi ka mundur të fillojë vetëm në orën 07:00 të mëngjesit të djeshëm, kur ka mundur të mbërrijë një kuti e vetme nga zona e Komunës së Panaritit. Moti i keq dhe largësia e fshatit ka bërë që materialet zgjedhore të mbërrinin me disa orë vonesë. Mësohet se në zonën e Devollit ka pasur disa herë ndërprerje për shkak të kontestimeve mbi rezultatet që vinin nga qendrat dhe për disa fletëvotimi, të cilat duhet të konsideroheshin si të pavlefshme. Në një prej komisioneve zgjedhore të vendosura në Korçë, në mesditë është ndërprerë procesi i numërimit për shkak se dy kuti votimi janë konsideruar të parregullta dhe janë lënë për t‘u shqyrtuar në fund të procesit.
Gjirokastër
Procesi i numërimit të votave në Qarkun e Gjirokastrës në përgjithësi ka ecur normalisht, megjithëse nuk kanë munguar dhe momente nervozizmi mes komisionerëve në QNV-në e rrethit të Gjirokastrës. Prania e personave të paautorizuar dhe pa mandate, ka qenë objekt pakënaqësish mes komisionerëve, të cilët kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë në ambientet e Pallatit të Sportit të qytetit, ku funksionon QNV dhe KZAZ e rrethit të Gjirokastrës. Ndërsa në Tepelenë për gati dy orë rresht procesi u bllokua plotësisht, pasi në dokumentacionin e qendrës së votimit të fshatit Progonat mungonin numrat e pasaportave apo kartave të identitetit të votuesve. Problemi ka ardhur nga mungesa e trajnimeve të komisionerëve të kësaj zone, të cilët në vend të numrit rendor të mjeteve të identifikimit të vlefshëm për të votuar, kishin shënuar emërtesën "pasaportë" ose "kartë identiteti" sipas rastit.