E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gilman Lika drejt Rijekës në Kroaci

 

Skuadra e Rijekës në Kroaci mendohet të jetë destinacioni i Gilman Likës pas Evropa League me kuqeblutë. Pas kalimit të Emiliano Vilës nga Teuta tek Dinamo e Zagrebit, Lika mund të bëhet futbollisti i dytë shqiptar që do kalojë në këtë kampionat. Gjithsesi mësohet se për momentin gjithçka është ende në fazën e diskutimeve paraprake dhe asgjë nuk është vendosur. Mesfushori 22 vjeçar është ende nën kontratë me ekipin turk të Haxhetepes por meqë skuadra e tij ka rënë në kategorinë e dytë, në kontratën e tij ekziston një opsion që ai mund të largohet nga klubi. Vetë lojtari është shprehur se ka dëshirë që të largohet nga Turqia dhe opsioni Kroaci duket mëse i volitshëm për të. Ndërkohë bëhet e ditur se përveç Rijekës, për Likën ka edhe alternativa të tjera. Nga Belgjika ka interesim po ashtu edhe nga Gjermania ndërkohë që nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›