Mainc do 8 mln euro, Hyka ikën për vetëm 750 mijë euro
Përveç interesimit nga Palermo dhe Xhenoa në Serine A, Jahmir Hyka ka edhe oferta nga Spanja. Mesfushori i Kombëtares është vënë në qendër të vëmendjes në këtë merkato dhe skuadrat e interesuara mund ta blejnë për vetëm 750 mijë euro. Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri Sokol Haxhia, i cili sqaroi situatën e talentit 21-vjeçar. “Mainci ka shumë shpresa te ky djalosh dhe në Gjermani besojnë se do të bëhet lojtar i madh, edhe sepse luan me Kombëtaren shqiptare. Mendoni që ai i kushtoi 3.5 milionë euro klubit kur ishte 19 vjeç”, tha Haxhia. “Përveç Palermos dhe Xhenoas, për Jahmirin kam oferta edhe nga Spanja. Mainci pretendon të paktën 8 milionë euro për kartonin e tij, por lojtari ka një klauzolë në kontratë që e lejon të largohet me një të pestën e çmimit, nëse nuk ka luajtur një numër të caktuar ndeshjesh. Duke shfrytëzuar këtë pikë, shifra maksimale që mund të paguhet është 750 mijë euro. Vitin e kaluar, Hyka përfitoi 400 mijë euro rrogë dhe besoj se ai vlen dhjetë herë më shumë nga sa paguhet”. Ndërkohë, vetë mesfushori pasi ka deklaruar se ëndërron të luaj në Serinë A, zbuloi edhe preferencat. “Xhenoa është një skuadër e mirë, që këtë vit luan në Evropë, por mua më pëlqen më shumë të luaj në Palermo”, ka thënë Hyka.