KUJDESI SHENDETESOR DHE POLITIKAT
Gjatë fushatës elektorale që sapo u mbyll, të dyja forcat e mëdha politike, me pretendime për të drejtuar ekzekutivin, paraqitën (edhe pse jo me shkrim), vizionet e tyre për shumë fusha të jetës. Interesant ishte qëndrimi i tyre ndaj shëndetësisë.
E majta artikuloi qëndrimin e saj për një sigurim shëndetësor universal, por duke specifikuar që, është për heqjen e kontributeve, pra për financimin e këtij mbulimi universal, nëpërmjet taksimit të përgjithshëm. Në debatet e zhvilluara për shëndetësinë, përfaqësuesit e së djathtës nuk arrinin të evidentonin faktin se në Shqipëri, prej vitesh po punohet pikërisht për të instauruar sigurimin universal. Pra, të dyja forcat synonin të njëjtin objektiv, porse rruga dhe shpejtësia e arritjes së tij janë të ndryshme. Diferenca midis tyre ishte kryesisht në heqjen apo mbajtjen e kontributeve direkte të shtetasve për sigurimin shëndetësor. Për të kuptuar më mire këtë diferencë, na duhet të bëjmë një përshkrim të shkurtër të sistemeve të financimit të shëndetësisë.
Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm është një nga mënyrat kryesore të financimit të kujdesit shëndetësor.
Shumë vende që sot aplikojnë mbulimin shëndetësor universal kanë nisur rrugën e krijimit të sistemit nëpërmjet sigurimit shëndetësor të detyrueshëm. Nga mbulimi me sigurim shëndetësor i disa grupeve të veçanta, ato sot kanë kaluar në mbulimin me shërbim shëndetësor universal, pra të krejt popullsisë.
Problemi kryesor që kanë shumica e vendeve është se si popullsia e tyre të përfitojë kujdesin shëndetësor bazë, me një çmim të përballueshëm. Përdoruesit e shërbimeve shëndetësore duhet të jenë objektivi kryesor i çdo sistemi të financimit të shëndetësisë.
Ekzistojnë shumë përkufizime të konceptit të mbulimit universal me shërbim shëndetësor, porse të gjitha këto kanë të përbashkët: një mekanizëm të mbledhjes së fondeve, një mekanizëm të përqendrimit të tyre dhe një tjetër të blerjes së shërbimeve. Një skemë e tillë mbron njerëzit nga një katastrofë financiare në rast sëmundjeje apo nga varfërimi i tyre i lidhur me pagesat direkte.
Objektivat e sistemeve të financimit të shëndetësisë
Sistemet e ndryshme të financimit të shëndetësisë kanë për synim që të ofrojnë fondet, me qëllim që këto të jenë të disponueshme për shërbimin shëndetësor, që ato të krijojnë nxitje për ofruesit e këtyre shërbimeve dhe me qëllimin që, përdoruesve t‘u shërbehet sa herë që të jetë nevoja.
Pra, një sistem i mirë financimi e për pasojë një sistem i mirë sigurimi shëndetësor duhet:
- Të gjenerojë burime financiare të sigurta për shërbimin shëndetësor.
- Të bëjë përdorimin optimal të tyre. Të ketë si parim bazë që shërbimet shëndetësore të jenë aksesibël për të gjithë.
- Efikasiteti i sistemit, në fund të fundit, vlerësohet me gjendjen shëndetësore të popullsisë, përgjegjshmërinë e tij dhe barazinë ndaj përdoruesve.
Opsionet e mundshme të financimit në shëndetësi
Opsionet kryesore në mbledhjen e fondeve për mbulimin universal të popullsisë me kujdes shëndetësor dhe për mbrojtjen nga risku financiar, janë dy:
I pari është një sistem në të cilin shërbimet shëndetësore financohen kryesisht nga taksimi i përgjithshëm. Fondet që përqendrohen kryesisht nga autoritetet qendrore, përdoren për blerjen e shërbimeve, si nga strukturat publike ashtu dhe nga ato private. Deri në vitin 1995 (vit në të cilin u miratua ligji mbi sigurimin e kujdesit shëndetësor dhe u ngrit Instituti i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor), në vendin tonë, ashtu si në sistemin e mëparshëm politik, shëndetësia, tërësisht publike, financohej nëpërmjet taksimit të përgjithshëm.
I dyti është sigurimi shëndetësor universal, i cili bazohet në ekzistencën e disa fondeve (kasave), që ushqehen nga kontribute të detyrueshme të punonjësve buxhetorë e jobuxhetorë, të profesioneve liberale, të ndërmarrjeve dhe të autoriteteve shtetërore. Disa funksione, në kuadrin e sigurimit shëndetësor universal (si regjistrimi, mbledhja e kontributeve, kontraktimi i ofruesve të shërbimeve) mund të kryhen edhe nga kasa parashtetërore ose private.
Ka dhe një opsion të tretë që është sistemi miks i financimit të shëndetësisë, ku një pjesë e popullsisë mbulohet nga taksimi i përgjithshëm e disa grupe nga sigurimi shëndetësor.
Cilido qoftë sistemi i financimit, sigurimi shëndetësor privat, mund të luajë një rol komplementar dhe të financojë shërbime shëndetësore të pambuluara në paketën bazë që ofrohet tradicionalisht. Pagesat direkte nga përdoruesit ekzistojnë në shumicën e sistemeve, si në ato që financohen nga taksat ashtu dhe në ato nga kontributet, në formë të bashkëpagesave për shërbimet që mbulohen nga financimi ose në formë të pagesave komplementare.
Kushtet paraprake për financimin e shërbimit shëndetësor
nëpërmjet sigurimit universal
Për vende pa traditë në sistemin e sigurimit shëndetësor, mënyra më e mirë do të ishte ajo nga taksimi i përgjithshëm. Për të hyrë në sistemin e sigurimit shëndetësor universal duhen përmbushur paraprakisht disa kushte:
Së pari, duhet të jetë formuar tregu i punës. Nëse profesionistët e pavarur apo punonjësit e sektorit informal përbëjnë shumicën, a do të ishte e mundur që ata të regjistroheshin e t‘u mblidheshin kontributet?
Së dyti, a ka vendi personel të mjaftueshëm e të kualifikuar për të administruar sistemin e sigurimit?
Së treti, duhet një kuadër i shëndoshë ligjor që të fiksojë objektivat e sistemit të sigurimit shëndetësor, të drejtat dhe detyrimet e të siguruarve, rolin dhe organizimin e strukturës apo strukturave që bëjnë sigurimin.
Së katërti, a ekziston një strukturë kujdesi shëndetësor e aftë që të ofrojë shërbimet e paketës bazë?
Së fundi, a kanë gjetur aktorët kryesorë të sistemit, ofruesit e përdoruesit e shërbimeve dhe autoritetet qendrore, konsensusin e domosdoshëm për të respektuar sistemin?
Kalimi nga taksimi i përgjithshëm në sigurimin shëndetësor universal
Duke pasur parasysh kushtet e shumta që duhen përmbushur para se të kalohet në mbulimin universal, vendet që zgjedhin këtë sistem duhet që të kalojnë nëpër një periudhë tranzicioni. Vendeve që aplikojnë mbulimin universal, u janë dashur disa dekada për të instaluar sistemin. Kështu, vendeve të përparuara si Gjermania, Australia, Belgjika, Izraeli, Japonia, e të tjera si këto, u janë dashur mbi 20 vjet nga miratimi i aktit të parë ligjor deri në miratimin e ligjit të fundit para instaurimit të plotë të sigurimit shëndetësor universal. Kjo s‘do të thotë që vendet e tjera duhet të kalojnë periudha tranzitore po kaq të gjata. Përvoja e gatshme e vendeve të mësipërme lejon shkurtimin e kësaj kohe. Kalimi në mbulimin universal është gradual. Gjatë periudhës së tranzicionit mbulimi i popullsisë përparon në mënyrë sistematike. Vende të ndryshme kanë aplikuar metoda jo të njëjta për të ecur në këtë rrugë: Disa syresh kanë rritur gradualisht numrin e të siguruarve, (nganjëherë në disa fonde sigurimi njëkohësisht, fillimisht në mënyrë vullnetare. Disa të tjera kanë rritur gradualisht numrin e atyre që sigurohen vetëm në sigurimin shëndetësor publik. Tranzicioni është i ndryshëm nga vendi në vend.
Ecuria në kohë e tranzicionit varet nga niveli i të ardhurave në vend, nga dimensionet e sektorit informal e formal, disponibiliteti i personelit të aftë për të administruar sistemin, shkalla e solidaritetit social të vendit, si dhe roli i autoriteteve publike.
Roli i autoriteteve publike në instaurimin e sigurimit shëndetësor universal
Sigurisht që, qeveritë, në bashkëpunim me gjithë aktorët e domosdoshëm buxhetorë e jo buxhetorë punëdhënës e punëmarrës, kanë përgjegjësinë kryesore për instaurimin e sigurimit shëndetësor universal. Qeveritë kanë për detyrë që të përcaktojnë elementet kryesore të konceptimit të sistemit:
- Kalendarin për mbulimin sistematik të popullsisë apo të grupeve të veçanta.
- Burimet e financimit të sigurimit shëndetësor.
- Përcaktojnë kontributorët e përfituesit.
- Bëjnë alokimin e fondeve dhe përcaktojnë mënyrën e pagesës së ofruesve të shërbimit.
- Realizojnë kuadrin organizativ dhe administrativ.
Funksioni i dytë i qeverisë është të sigurojë në mënyrë të qëndrueshme aktivitetin e instalimit të sistemit. Qeveria duhet të ndjekë e të vlerësojë kapacitetet administrative realisht të disponueshme dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara.
Duke iu kthyer edhe një herë dallimit në vizionin e dy forcave kryesore politike në vendin tonë, mendojmë se ato duhet të shprehen qartë për kontributet e shtetasve. Rritja e tyre, së bashku me rritjen e kontributit të shtetit (që vjen nga taksimi i përgjithshëm) do të rregullonte jo pak cilësinë e shërbimit shëndetësor. Ndërsa, eliminimi i kontributeve direkte, do të duhej të reflektohej në rritjen e kontributit të shtetit. Pra, e thënë më thjesht, heqja e kontributeve direkte, do të çonte në rritjen e taksimit të popullatës. Nga ana tjetër, një veprim i tillë do të çonte në frenim të tregut të ardhshëm të sigurimit shëndetësor privat.