Nuk ka revolucion të kadifenjtë për Iranin
Kur e shohim llojin e imazheve si ato që erdhën nga Irani gjatë dy javëve të kaluara, na kujtohet viti 1989 dhe Europa Lindore. Atë kohë, kur njerëzit dolën në rrugë dhe i sfiduan qeveritë e tyre, ato regjime që në pamje dukeshin të qëndrueshme u vërtetuan të jenë të zbrazëta dhe u shembën shpejt. Ajo që lindi ishte demokracia liberale. A mundet Irani ende të kalojë nëpër revolucionin e tij të kadifenjtë? Është e mundur, por vështirë se do të ndodhë. Ndërsa legjitimiteti i regjimit është çarë, një plagë fatale afatgjatë tani për tani me siguri do të jetë në gjendje t‘i përdorë armët dhe paratë për të përmbledhur pushtetin.
Dhe ka mjaft nga të dyja. Mbani mend: çmimi i naftës ishte më pak se 20 dollarë për fuçi në vitin 1989. Tani është 69 dollarë. Ashtu siç ka thënë Zbignjiev Bërzezinski, viti 1989 ishte tejet i pazakonshëm. Si një precedent historik është dëshmuar të mos jetë udhëheqës i mirë për lëvizje të tjera antidiktatoriale. Tri forcat më të fuqishme të botës moderne janë demokracia, religjioni dhe nacionalizmi. Në vitin 1989, në Europën Lindore, që të tria ishin rreshtuar kundër regjimeve sunduese. Qytetarët i urrenin qeveritë e tyre, për shkak se ato i grabitën popullit lirinë dhe pjesëmarrjen politike. Fetarët i përbuznin komunistët, sepse ata ishin ateistë, duke e ndaluar religjionin në shtetet ku feja duhej fort. Dhe njerëzit i refuzuan regjimet e tyre, sepse i panë si të imponuara nga jashtë, nga një fuqi perandorake tejet e përçmuar, Bashkimi Sovjetik.
Situata në Iran është shumë më komplekse. Demokracia qartazi punon kundër regjimit represiv. Forcat e religjionit, sidoqoftë, nuk janë aq lehtë të rreshtuara kundër tij. Shumë, ka gjasa madje shumica e iranianëve, duket se janë të ngopur me teokracinë. Por, kjo nuk do të thotë se janë ngopur me religjionin. Dhe duket se iranianët e devotshëm haptazi, të varfrit dhe ata nga rajonet rurale, votuan për Mahmud Ahmadinexhad. Ekziston një mënyrë, me anë të së cilës religjioni do të mund të përdorej kundër udhëheqësve të Iranit, por kjo do të përfshinte një ngjarje që zor se do të ndodhë: Kur Ayatollah Ali Sistani do të lëshonte një fatva, ku e dënon Teheranin nga baza e tij në Najaf - Irak - kjo do të ishte një ngjarje sizmike, me siguri duke çuar në shembjen e regjimit. Mbani prapë mend: Sistani është iranian, ndoshta më i respektuar në tërë botën shiite se sa cilido ayatollah tjetër dhe ai është kundër doktrinës bazë të velayat e faqih, sundimit nga një udhëheqës shpirtëror, gjë që krijoi Republikën Islamike të Iranit. Pikëpamja e tij është se klerikët nuk duhet të përfshihen në politikë dhe kjo është arsyeja pse ai nuk ka marrë ndonjë rol të tillë në Irak.
Por, vështirë se ai do ta kritikojë publikisht regjimin iranian (edhe pse ai refuzoi të takonte Ahmadinexhadin, kur ky i fundit e vizitoi Irakun në vitin 2008). Nacionalizmi është forca më komplekse nga të tria. Gjatë shumicës së historisë së tij, regjimi iranian i ka përdorur ndjenjat nacionaliste. Ayatollah Ruhollak Khomeini erdhi në pushtet duke e luftuar Shahun, i cili gjerësisht konsiderohej si lodër e amerikanëve. Pas revolucionit, Iraku e sulmoi Iranin dhe mullahët sërish e mbështollën veten me flamur. SHBA-ja e përkrahu Irakun në këtë luftë, duke e shpërfillur përdorimin e armëve kimike nga ana e Sadam Huseinit kundër iranianëve, diçka që iranianët kurrë nuk e kanë harruar. Kërcënimet e mbuluara të administratës së Bushit për të sulmuar Iranin gjatë tetë viteve të fundit u kanë lejuar mullahëve të mbledhin përkrahje (secili disident iranian, nga Akbar Ganji deri te Shirin Ebadi, janë shprehur se fjalët për sulmimin e Iranit nga ajri e kanë fuqizuar regjimin).
Dhe ia vlen të përmendet se SHBA-ja ende i financon grupet guerile dhe opozitare, të cilat po përpiqen ta rrëzojnë Republikën Islamike. Shumica e tyre janë grupe të vogla, që nuk kanë shans për sukses, e që financohen kryesisht për të kënaqur anëtarë djathtistë të Kongresit. Në këtë kontekst, Presidenti Obama ka pasur të drejtë të tjerrë me kujdes shumicën e kohës për ta zgjeruar përkrahjen e tij morale. SHBA gjithmonë e ka nënçmuar fuqinë e gjallë të nacionalizmit përgjatë gjithë botës, duke e kuptuar se populli nuk do të blihet nga apelet e lira dhe transparente kundër dominimit të huaj.
Por, shikoni ç‘po ndodh në Irak, ku Kryeministri Nuri al-Maliki thotë se tërheqjet e ushtarëve të SHBA-së janë një "shtytje heroike e okupatorëve të huaj". Natyrisht që Maliki nuk do të kishte qenë në postin e tij po të mos kishin qenë këto forcat okupuese, të cilat e mbrojnë qeverinë e tij edhe sot. Si një politikan i matur, sidoqoftë, ai e di se çfarë e tërheq popullin irakian. Ahmadinexhadi gjithashtu është një politikan, i cili i josh masat. Ai e di se, të akuzosh SHBA-në dhe Britaninë për përzierje, funksionon në disa qarqe. Përpjekja jonë duhet të jetë të sigurojmë se këto akuzime të duken sa më të marra e të pabaza që është e mundur. Nëse Presidenti Obama do të dilte në front, duke i përkrahur zëshëm protestat, ai do ta ndihmonte strategjinë e Ahmadinexhadit, jo atë të Amerikës.