E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gisel Bundshen, modelja seksi provon stilin japonez



Këmbë të gjata dhe taka tepër të larta, me një pamje seksi dhe fustan të zi të shkurtër joshës, modelja braziliane Gisel Bundshen pozon për kopertinën e muajit maj të revistës “Numéro Tokyo”. Fotografi që realizoi këtë shërbim të veçantë është Nino Munoz. Flokët të mbledhur mbrapa dhe fytyra me një pamje disi të bezdisur nga ambjenti përreth, shfaqet një Gisel e sofistikuar duke vënë në pah format e mahnitshme dhe magjepsjen e parezistueshme. Bashkëshortja e re e Tom Bredlit, thuajse nuk njihet në këtë shërbim të ri fotografik edhe pse pa shumë mundim ajo është vlerësuar si e mrekullueshme. Stili oriental më shumë sesa i përshtatshëm, tek ajo krijon efektin e transformimit dhe të misterit, duke e bërë të duket si një manekin i ftohtë e madhështor.

6 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›