Hug Grant, aktori darkon me gjashtë modele
Huh Grant qëkur i dha fund lidhjes me Jemima Khan, në moshën 48 vjeçare, rikthehet të bëjë jetën e një djaloshi moskokëçarës. Ditët e fundit aktori është fotografuar në Nju Jork teksa darkonte me gjashtë modele të mrekullueshme. Një dëshmitar ka rrëfyer: “Darka zgjati katër orë e gjysmë dhe Hug në një moment shkoi në anën tjetër të tryezës për të qenë më afër një biondeje , më të bukurës të gjithë grupit”. Ky nuk është episodi i vetëm në të cilin Grant është protagonist i një flirti. Në muajin shkurt ai është fotografuar teksa puthej me pasion me Drju Berimor, e cila u bë e njohur nga një serial në vitin 2007. Pasioni mes të dyve zgjati shumë pak duke marrë parasysh se që në atë natë aktorja u pa duke u shoqëruar me Klaiv Ouen me të cilin u martua dhe ka një fëmijë. Më pas Grant u pa një Nju Jork me dy zonja simpatike. Ai njihet për pasionin e tij për femrat e moshave të ndryshme dhe lirinë për t’i shijuar gjërat në maksimum.
6 Maj 2009