Megan Foks. një ditë me aktoren seksi
E kush nuk do të dëshironte të kalonte një ditë të tërë me një nga aktoret më seksi të momentit e veçanërisht me Megan Foks? Dhe dëshira është realizuar pjesërisht nga fotografi Greg Uilliams i cili ka menduar të xhirojë një video dhe një shërbim të tërë fotografik në të cilat shfaqet aktorja në të gjithë momentet intime të një dite të zakonshme. Fillimisht dita nis me zgjimin për të vazhduar me drekën dhe më pas mbrëmjen. Për Meganin nuk ka më sekrete. Videoja nis me zgjimin e ëmbël të aktores që sapo hap sytë vesh një kostum dhe hidhet në pishinën e saj. Mëngjesi përbëhet vetëm nga një shishe birrë dhe në të gjithë videon ajo luan me telekamerën dhe ngjan sikur i fton ata që do ta shohin të bashkohen me të. Më pas vjen ora e drekës fillon të gatuajë një pulë në zgarrë. Ndërsa ha, ajo qesh e argëtohet... Përfundon drekën dhe mendon të përgatitet për mbrëmjen duke u trukuar e stolisur për të joshur në maksimum fansat dhe jo vetëm.
6 Maj 2009