Godinat shkollore dhe kopshtet, në gjendje të mjerueshme
18/03/2011 Përgjegjësja e seksionit të arsimit në Prefekturë, Lida Tanku: Prioritet për vitin e ardhshëm
FIER- Godinat shkollore dhe kopshtet në rrethin e Fierit kanë nevojë urgjente për rikonstruksion. Nevoja urgjente për rikonstruksionin e gjendjeve fizike të godinave konfirmohet edhe nga përgjegjësja e seksionit të arsimit në Prefekturën Fier Lida Tanku, e cila thotë se për vitin e ardhshëm përqendrimi i investimeve të qeverisë shqiptare do të jenë ato për godinat shkollore dhe të pushtetit vendor.
Godinat
“Normalisht nuk pretendohet që në rrethin e Fierit të jetë realizuar 100% rikonstruksioni i shkollave, ashtu siç ka qenë edhe premtimi i Kryeministrit Sali Berisha brenda këtij mandati të dytë mendohet se do të rikonstruktohen të gjitha shkollat e qarkut Fier. Pretendojmë se duhet punuar dhe do të jetë në vazhdimësi të institucionit të prefektit Fier dhe ndikimi i strukturës sonë, për rikonstruksion të plotë të të gjitha shkollave”. Specialistja e arsimit Lida Tanku jep statistika të qarta për pajisjen e shkollave me bazë didaktike, si dhe me internet dhe laborator. Ajo thotë se numri i kompjuterëve në të gjitha shkollat e rrethit Fier shkon në 1076, ndërsa laboratorët kapin një shifër prej 86 të tillësh. “Për vitin mësimor 2010-2011,- ka thënë Tanku me fondet e Ministrisë së Arsimit dhe shkencave janë rikonstruktuar 12 shkolla, gjithashtu janë bërë furnizimi me mjete didaktike mësimore me vlerë rreth 12 milionë lekë të reja. Në zbatim të prioriteteve të qeverisë shqiptare një vëmendje e veçantë ka pasur edhe informatizimi i shkollave të rrethit Fier. Mund të themi se në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të rrethit Fier janë të pajisura me laboratorë informatike. Aktualisht kemi 86 laboratorë me 1076 kompjuterë për nxënësit, 100 kompjuterë për stafin mësimor dhe 82 komplete laptop videoprojektor për aktivizimin e orëve multimediale”. Kur Fieri si rreth regjistron 98 institucione arsimore shkolla dhe kopshte, vitin e fundit janë rikonstruktuar 12 të tilla, fondi për të cilat shkon më shumë se 142 milionë lekë të reja.