Pasojat e bojkotit nje pakete ligjesh te bllokuara

Opozita ka bllokuar ne Parlament te gjitha permiresimet e nevojshme ligjore qe kane ndikim te drejtperdrejte ne rrugen e integrimit te vendit ne Bashkimin Europian. Bojkoti i opozitës ka bërë që të mos kalojnë për miratim të gjitha ato projektligje që kerkojne 84 vota dhe qe kane pasur ne thelb ndryshime ne Kodet e Procedures Civile dhe asaj Penale, ngritjen e Gjykates Administrative si dhe disa ndryshime ne Kodin Penal.
Zëvendës ministrja e Drejtesise, Brikena Kasmi, ne nje interviste per “AS”, sqaron se ndryshimet do te rrisin performancen e Shqiperise ne rrugen drejt BE.
“Ndryshimet e kodit penal luajnë një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, në luftën kundër krimit të organizuar. Disa prej këtyre iniciativave kanë qenë rekomandime të shprehura të organizmave ndërkombëtarë, të Këshillit të Europës, në kuadrin e përmirësimit të këtyre standarteve të cilat kanë një impakt në monitorimin e procesit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Kjo është një nga kriteret e matshme në kuadrin e procesit të integrimit europian”- tha Kasmi.
Ministria e Drejtesise aktualisht ka ne proces diskutimi permiresimin dhe ndryshime ne Ligjin per Avokatine.
“Është ngritur një grup pune i përbashkët, jo vetëm me ministrinë e Drejtësisë, por dhe me Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe me asistencën e projekteve nga organizatat dhe donatorët ndërkombëtare të cilët kanë asistuar këtë profesion”- tha Kasmi.
Nje pjesë e ligjeve të bllokuara kanë të bëjnë gjithashtu edhe me rritjen e masave në luftën kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.
Denada Shkodrani