Patozi leter Rucit Komision per reformen zgjedhore

Partia Demokratike fton socialistët që të bashkëpunojnë për reformimin e kodit elektoral në funksion të zgjedhjeve parlamentare 2013. Përmes një letre drejtuar homologut të tij socialist, kreu i grupit të deputetëve demokrat Astrit Patozi , vlerëson se disa rekomandime të bëra nga OSBE-ODHIR pas zgjedhjeve të 2009 kanë nevojë për bashkëpunim mes maxhorancës dhe opozitës.
Në këtë letër që i është drejtuar Gramoz Rucit që më 13 korrik, zoti Patozi sugjeronte një takim në kryesinë e kuvendit me 15 korrik, por se një datë tjetër mbetej e hapur nëse socialistët do të binin dakord. Në këtë takim sipas zotit Patozi palët të mund të diskutonin ngritjen e një komisioni për reformën zgjedhore brenda këtij sesioni parlamentar.
“Me anë të kësaj letre, dua që në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, t’ju ftoj Ju zoti kryetar, që të nisim sa më shpejt punën e përbashkët për reformën zgjedhore, pasi kjo përbën edhe një nga kërkesat më të rendësishme për avancimin e procesit të integrimit 2011 si dhe një bazë të shëndoshë dhe solide në përgatitjen serioze të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013 . Prandaj dhe propozoj që me datë 15 korrik ose në një datë tjetër, që Ju mund të sugjeroni, të takohemi në selinë e Kuvendit të Shqipërisë dhe të nisim bisedimet për të ngritur Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore, të cilin do të ishte mirë ta miratonim dhe votonim brenda këtij sesioni”.
Më tej kreu i grupit të deputetëve demokratë propozon dërgimin e një letre Komisionit të Venecias ku të kërkohet ekspertiza e tij për reformen zgjedhore.
“Propozoj gjithashtu që bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore ose ne të dy, si drejtuesit e grupeve parlamentare të mazhorancës dhe opozitës t’i drejtohemi me një letër OSBE/ODHIR-it dhe Komisionit të Venecias për t’i ftuar që të asistojnë komisionin me ekspertizën e tyre. Asistenca e tyre do të ishte kontribut shumë i çmuar në ndryshimet e mundshme të Kodit Zgjedhor, të nevojshme për adresimin e të gjitha rekomandimeve të raportit të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 si dhe rekomandimet e raportit për zgjedhjet vendore 2011, që pritet të publikohet së shpejti”.
Zoti Patozi siguron homologun e tij socialist se grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të votojë pa asnjë hezitim të gjitha amendamentet që do të paraqiten prej jush në Komisionin e Reformës Zgjedhore, me kushtin e vetëm që ato të kenë marrë më parë vlerësimin pozitiv të OSBE/ODHIR-it dhe Komisionit të Venecias.
Lidhur me këtë letër, i kontaktuar në telefon kreu i grupit të deputetëve socialist Gramoz Ruci i ndodhur jashtë Tiranë tha se do të ketë një përgjigje ndaj ftesës së demokratëve pasi forca kryesore e opozitës të përcaktoj një qendrim zyrtar.
Taulanta Boja