Minatorët-ACR, takim pa asnjë marrëveshje
Pas tre orësh diskutime, takimi midis përfaqësuesve të minatorëve dhe të firmës ACR, përfundon pa asnjë marrëveshje. Pas përfundimit të takimit, kreu i konfederatës së minatorëve Kol Nikolla, deklaroi se do të vazhdojë protesta edhe pse u është premtuar rishikim i kërkesave të tyre.
Në ditën e 13 të protestës, minatoret deklarojnë se protestat do të vijojnë dhe ditën e hënë do të ndalen në Tiranë, përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Ekonomisë.
Minatorët kërkojnë rritje page, kryerjen e investimeve, kushte më të mira pune si dhe largimin e subjekteve të palicencuara, miratimin e statusit të minatorit dhe uljen e moshës së daljes në pension.