E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 68-vjeçarit, për zjarrëvënie në kullota

Rreth 50 vatra zjarri janë rregjistruar gjatë kësaj vere deri tani në rajonin e Sarandës dhe Delvinës. Dëmet kanë qenë të konsiderueshme, ndërsa është çuar për ndjekje penale zjarrvënësi i parë.

Burime nga Komisariati i Policisë në Sarandë, bëjnë të ditur se nga Seksioni i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit ka nisur procedimi penal për shtetasin Osman Murati, 68 vjeç, banor i Kukësit.

Procedimi penal ndaj këtij shtetasi ka nisur, ndërsa ai akuzohet për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr", ndërsa janë djegur pjesërisht rreth 30 rrënjë ullinj me një vlerë rreth 100.000 lekë në pronësi të shtetasit M. D. 30 vjeç, banor i fshatit Stjar të Delvinës.
 

Materialet proçedurale në ngarkim të 68-vjeçarit, i kaluan Prokuroisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›