Gjakmarrja “vret” 9800 shqiptarë në 18 vite
Autori i Lajmit: red.
Sipas të dhënave të publikuara në Strategjinë Kombëtare kundër Gjakmarrjes raportohet se, në këto 18 vjet, nga veprimet me vetëgjyqësi kanë gjetur vdekjen 9800 shqiptarë. Konfliktet e shkaktuara nga ligji 7501 mbi tokën, kanë lënë djerrë mbi 70% të sipërfaqes së punueshme në shkallë vendi dhe ka detyruar mijëra familje të emigrojnë. Ne disa zona ligji ka shkaktuar vrasje edhe midis familjeve me lidhje gjaku. Vetëm në zonën e Zadrimës, numërohen rreth 2200 familje me lidhje të ngushta fisnore që nuk komunikojnë me njëra-tjetrën për shkak të mosmarrëveshjeve për tokën. Rreth 120 mijë dosje me konflikte për titujt e pronësisë mbi tokën ndodhen në gjykatën e shkallës së parë dhe të dytë. Për shkak të korrupsionit në këto gjykata janë marrë vendime të kontestueshme që kanë thelluar më tej konfliktin mes palëve dhe që duke i çuar deri ne gjakderdhje. Konfliktet kanë rritur shkallën e varfërisë, duke bërë që fëmijët të detyrohen të punojnë për të siguruar mbijetesën e familjes. Gati 11 mijë fëmijë nuk kanë mundur të frekuentojnë dot shkollën për shkak të kësaj gjendje. Konfliktet për trafikun e drogës dhe femrave kanë përfshirë 4600 familje që e ruajnë të fshehtë hasmërinë dhe presin vetëm çastin e përshtatshëm për shpagim. Nga viti 1991 deri sot kanë hyrë në ngujim mbi 6 mijë familje, duke izoluar edhe gratë dhe fëmijët jashtë çdo rregulli kanunor. Vetëm në vitin 1997 pati rreth 2 mijë të vrarë, mbi 5 mijë të plagosur dhe 3500 familje të ngujuara nga frika e hasmit dhe bandave kriminale. Lirimi i fajtorëve, lehtësimi ose falja e dënimit të tyre ka sjellë reagimin e palës së viktimës, duke shkaktuar ekzekutimin për gjakmarrje të personit të liruar ose pjesëtarëve të familjes së tij. Gati 303 individë janë ekzekutuar, pasi janë liruar nga amnistia e vitit 1997 e më vonë. Në Tiranë ndodhen rreth 110 familje të ngujuara dhe 70 të fshehura, prej të cilave edhe përfaqësues të policisë së shtetit, bashkë me fëmijët që prej vitesh nuk frekuentojnë shkollën. Zbritja e familjeve nga zonat rurale në qytete nuk e ka zbehur fenomenin.
Box
Topi për gjakmarrjen: “Duhet koordinim institucional”
Mungesa e koordinimit midis institucioneve shtetërore dhe moszbatimi i ligjit ndaj kujtdo që vret, janë disa nga faktorët që ndikojnë në ekzistencën dhe zgjerimin e fenomenit të gjakmarrjes. Kreu i shtetit Bamir Topi, i cili është edhe kryetari i Këshillit Koordinues në luftën kundër Gjakmarrjes, theksoi domosdoshmërinë e këtij koordinimi për të luftuar fenomenin, por edhe burimet e lindjes dhe nxitjes së tij. “Unë gjykoj se ne kemi nevojë për një vlerësim të ri të fenomenit, të përmasave të tij, faktorëve që e nxisin apo promovojnë atë dhe masave që duhen ndërmarrë për ta luftuar këtë fenomen. Çdo institucion ligjor e kushtetues ka përgjegjësi dhe detyra konkrete të caktuara nga ligji integral i tyre”, - tha presidenti Topi. Ndër të tjera, Topi theksoi se “shteti ka detyrë ekskluzive të zbatojë ligjin ndaj kujtdo që vret, kujtdo që sulmon jetën dhe lirinë e tjetrit apo kujtdo që kërcënon jetën e tjetrit. Kjo përgjegjësi është në radhë të parë e Policisë së Shtetit, e organeve të drejtësisë dhe e pushtetit vendor”. Nëntorin e kaluar Presidenti i Republikës thirri mbledhjen e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes, ku dhe u propozuan detyrat konkrete për të gjitha institucionet anëtare të këtij këshilli me qëllim organizimin dhe garantimin më të mirë të masave në luftën kundër gjakmarrjes. Fenomeni i gjakmarrjes ka përmasa të mëdha në verilindje të vendit, ku vetëm në qarkun e Kukësit regjistrohen 240 familje të ngujuara për shkak të frikës nga gjakmarrja.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2009