Zysha xheloze: Anjeza sillet si mua para Bjordit
Autori i Lajmit: red.
Publiku vendosi të shtunën në mbrëmje që me 28% të votave, personi që duhet të linte shtëpinë, duke hequr dorë nga çmimi i madh prej 70 mijë euro të ishte Lirita. Ajo dhe Aida ishin dy personat që mbetën në fund të eleminimit. Aida ka thënë që nëse del Lirita për të nuk do jetë njësoj. Banorët janë prekur shumë nga ky largim sidomos Aida, Bjordi dhe Mimoza. Mes lotësh janë përshëndetur. Ndërkaq, me tre vota pro, banorët e kaluan provën e javes duke disponuar buxhetin e plotë. Fitimet e picerisë shkuan për bamirësi për institutin e të verbërve. Picat në menu kishin emrat e banorëve dhe sipas porosive është bërë një klasifikim i tyre. Në vendin e tretë është klasifikuar pica Qetsori. Në vendin e dytë është pica Adelajda dhe në vendin e parë është pica Bjordi. Big Brother ka vendosur që personi i parë në klasifikim do jetë dhe kryefamiljari i shtëpisë. Po çfarë ka ndodhur që prej së shtunës mbrëma? Ajo që bie në sy janë debatet mbi nominimet, por edhe xhelozia e “zyshes” për Anjezën, të cilën e akuzon se po e imiton ndërsa flet me Bjordin.
“Sori po luan pisët”
Bjordi pyet Adelën për nominimet që ka bërë ajo Sori dhe Adi, dhe i tregon se cilët kishte nominuar dhe ai. Adela i tregon këto dhe komenton sjelljen e Sorit në lidhje me nominimin e tij që ishin ajo dhe Aida. Ajo thotë se Sori po luan një lojë të pistë pasi ca ditë më parë, ai i mbushte mendjen asaj që të nominonin ata që nuk kanë qënë asnjëherë dhe ai bëri ndryshe, duke nominuar ato që kanë qenë disa herë. Adela tregon se ia ktheu Sorit atëherë se ajo nuk ka ndërmend të nominojë ata pasi i ka miq, ndërsa ai mund ta bëjë sepse ashtu e sheh të arsyeshme. Sipas saj, ai bën dallaver,e sepse ai këto nominime i ka patur ndërmend gjithmonë pasi dikur i kishte thënë se nëse lojtari ndryshon lojën, e ka të humbur. Bjordi thotë se Sorit i vjen inat se pse të tjerët nuk bëjnë lojë njësoj si ai. “Të tjerët kështu janë, s i detyron dot” thotë Bjordit.
“Më kanë vënë në shënjestër”
Anjeza i tregon Dritanit se ka vënë re se të tjerët kanë bërë armët gati, ndërsa ajo është në pritje dhe se dikush e ka vënë në shënjestër. Ajo thotë se banorët po harrojnë se kjo është një lojë dhe se duhet të luajnë. Dritani e pyet se si e mendon ajo, se banorët vënë përpara lojën apo marrëdhëniet që krijojnë. Ajo i thotë se ata po vënë në radhë të parë marrëdhëniet e pastaj lojën ndërsa ajo të kundërtën. Ajo vazhdon të tregojë se ai personi që e ka nën shënjestër tani ka filluar të tregojë veten, por ajo ka qejf që ta ndihmojë ta nxjerrë kokën, se kur e nxjerr vetë, i ikën lezeti. “Njerëzit duhet ta tregojnë veten me stil”, - thotë ajo.
“Mua më imitojnë!”
Duke biseduar jashtë në oborr, Anjeza i ka thënë Adelajdes të sillet pak më ëmbël me Bjordin. “Me personin që do!”, - ka plotësuar Arjoni. Adelajda i ka thënë se e kishte gabim atë që tha dhe Arjoni ka vazhduar duke thënë se nuk mund ta pranonte që ajo t i thoshte se nuk e donte Bjordin. Adelajda ka shtuar se kështu janë sjellë gjithmonë me njëri-tjetrin dhe se madje, kishte disa persona që ishin munduar ta imitonin sjelljen e saj, që ishin munduar të vepronin me Bjordin, ashtu siç bënte ajo. Mimoza, Arjoni dhe Anjeza i kanë kërkuar t u tregojë se kush ishin këta persona, por Adelajda nuk u ka dhënë asnjë përgjigje.
“Bjordi është mjaltë e sherbet!”
“Bjordi është fatmadh!- u ka thënë Mimoza Adelajdes dhe Adit. –Është njësh!”. Ajo ka cilësuar se këtë fat e kishte sidomos me femrat. “I ka blerë dhe Xhemi picën!”, – ka ndërhyrë Adelajda. Sipas Adit, Bjordin e duan të gjitha femrat e Shqipërisë. Mimoza ka thënë se kjo kuptohej nga fakti se kur hynin femra të reja në shtëpi, shkonin menjëherë pas Bjordit. “Çdo femër që është futur, tek Bjordi!” – ka thënë ajo. Dhe ka shtuar se atëherë e kishte kuptuar se ai ishte mjaltë e sherbet.
“Anjeza bën si mua!”
“E ke vënë re që ajo bën si unë kur është me Bjordin!”, - i ka thënë Adelajda Mimozës për Anjezën. Ajo ka shtuar se ndonjëherë i dukej sikur shihte veten, kur Anjeza fliste me Bjordin, sepse shumë gjeste apo mimika i bënte identik si Adelajda. Mimoza ka thënë se ndoshta Anjeza ashtu e kishte mënyrën e të folurit. “Atëherë pse nuk e bën edhe me të tjerët?!”, - i ka thënë Adelajda. Sipas Mimozës, një vajzë, kur flet me një djalë që i pëlqen, fillon të përkëdhelet. Adelajda ka thënë se ajo nuk është nga ato femra, nuk bën ashtu. “Atëherë pse ti Bjordit i flet në atë mënyrë dhe mua jo?!, -i ka thënë Mimoza.
Kërcënimi i Republikës: Do të më shihni mirë
Republika është një nga të nominuarit e kësaj jave. Ajo ka shprehur hapur mërzinë dhe inatin e të qenit e nominuar nga dy banorët e rinj të shtëpisë, Ani dhe Anjeza. “Është ulje, është e neveritshme të nominohem unë nga dy të sapoardhur!”- i ka thënë Republika Bjordit. Sipas saj nuk kishte aspak llogjike, që Ani ta kishte nominuar atë me arsyen se nuk përshtatej. “Ku më njohu ky mua? – i ka thënë ajo Bjordit, - që të kuptojë se nuk përshtatet, ky tani sa erdhi!”. Republika i ka thënë gjithashtu se po ta kishte nominuar ai, nuk do t i vinte keq, sepse ai e njihte dhe mund të mos e pëlqente apo mund të kishte arsye ku të kapej, ndërsa Ani nuk e njihte fare, për të kuptuar që nuk mund të përshtatej. Sipas Bikës kjo do të thoshte “të plasje nga inati”. Ajo ka thënë se deri tani nuk e kishte nxjerrë anën e saj të keqe. Për Anjezën, me ironi, Republika ka shtuar se e kishte mbajtur afër, ndërsa ajo e kishte nominuar me arsyen se nuk e njihte. Bjordi i ka thënë se vetëm ajo po reagonte kaq keq dhe e mira ishte të mos bënte kështu. Republika e ka arsyetuar reagimin me vet me faktin se ndihej shumë e revoltuar, për arsyet e mësipërme, por edhe sepse nuk e pranonte dot të dilte para disa të tjerëve, që, sipas saj, ishin kot në shtëpi. Ajo ka dhënë si shkak të gjendjes së saj të rënduar shpirtërore edhe faktin se për të ky ishte nominimi i parë dhe po garonte me tre më të fortë se ajo. “Është hera e parë që unë kam frikë!”, - ka thënë ajo.
Më pas, në banjon e shtëpisë, Adelajda i kërkoi Republikës t i tregonte se në grupin që kishte qenë ajo (Republika), kush e kishte nominuar. Republika i tha t i tregonte ajo e para, kush e kishte nominuar atë në grupin që kishte qenë Adelajda, pastaj do t ia tregonte edhe ajo. Ajo shtoi se e kishte shumë të nevojshme ta dinte, për të kuptuar gabimet e veta. Adelajda i tha se e kishte nominuar Anjeza, me arsyen se me atë ishte lidhur më pak. Republika ka ironizuar se me të tjerët Anjeza qenka lidhur shumë e më pas ka shtuar se e kishte kuptuar sa e kishte parë dhe se, madje, kishte dyshuar se edhe Adela mund ta kishte nominuar. Republika i ka treguar Adelajdes se e kishte nominuar Qetsori, nuk e mbante mend arsyen, por për të njëjtën që nominonte edhe Aidën. Përpara se të dilte Republika i ka thënë Bjordit, që sapo kishte hyrë aty se nuk do të ishte më Bika që kishte qenë dhe se do t i bënte “t u ikte truri”. Në fakt, Republika ishte një prej nominimeve të Bjordit. Adelajda ka ngelur shumë e zhgënjyer nga fakti që Qetsori e kishte nominuar. Ajo i ka thënë Bjordit se i vinte shumë inat që ishte kaq e trashë, sa i vinte keq për të tjerët dhe që kishte nominuar atë, që ishte banori i fundit që donte të dilte nga shtëpia.
Bjordi qan për Liritën
Bjordi është mërzitur për daljen e Liritës nga shtëpia e Big Brother. Ai ka qarë në dhomën e gjumit. Adi i ka thënë se ai duhet të bëhej i fortë, duhet të shihte përpara dhe jo prapa. Ai ka shtuar se edhe ai e kishte dashur Liritën dhe ishte mërzitur për daljen e saj, sepse ajo nuk e meritonte të dilte, por kjo ishte loja dhe Bjordi duhet ta kuptonte këtë. “Unë kam hallin tënd!”, – i ka thënë ai, i shqetësuar se kjo gjendje e ulët emocionale, mund të ndikonte për keq tek Bjordi e rrjedhimisht edhe tek ai dhe për pasojë, mund të ndryshonte drejtimin që Adi donte t u jepte gjërave.
“Ti ke të drejtë të fitosh, - i ka thënë Adi Bjordit, ti që ke moral të pastër!”. Ai ka shtuar se këtë duhet t u transmetojnë edhe njerëzve, këtë duhet të kuptojë edhe publiku, që duhet të fitojnë njerëz si Bjordi që duan të ndryshojnë botën. Por, sipas Bjordit, ai që e meriton fitoren është Adi, sepse ai duhet të rindërtojë jetën e vet, sepse ai (Bjordi) e kishte jetën përpara. Adi ka thënë se ai nuk kishte cfarë të ndërtonte më, e shumta që mund të bënte ishte të ngrinte themelet, për ata që duhet të ndërtonin.
Buxheti i javës, sa mall për peshk
Banorët mblidhen për të diskutuar mbi buxhetin e javës. Kryefamiljari është Bjordi, i cili u lexon banorëve letrën me udhëzimet për shpenzimet e kësaj jave. Afër tij janë Sori dhe Dritani të cilët e ndihmojnë në përllogaritjen e shpenzimeve. Arjoni hedh mendimin se meqë kanë më shumë para` në dispozicion, të marrin edhe produkte shtesë përveç atyre që u duhen për javën. Qetsori kërkon që këtë javë të konsumojnë shumë peshk dhe ndërmjet tij e banorëve fillon një debat për këtë gjë. Sipas tij, më mirë të blejnë peshk sesa fruta që disa i hanë e disa jo. Të tjerët i thonë se do marrin peshk, por jo në sasi aq të madhe sa pretendon ai. Arjoni del në mbrojtje të idesë së Sorit, pasi mendon se ai po i kërkon në të mirë të gjithë banorëve. Bjordi bën përllogaritjet e fundit të buxhetit me ndihmën e Aidës dhe Tanit.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2009