E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjana: PR në qeveri, por vendos Berisha



Demokratët mirëpresin rikthimin në qeveri të republikanëve. Por kur bie fjala për të specifikuar një post ministror për aleatët, PD-ja ia adreson të gjitha kompetencat Kryeministrit Sali Berisha. Njëri nga anëtarët e kabinetit qeveritar, Jemin Gjana, ministria e të cilit bën pjesë në kërkesat e PR-së, shprehet se është e drejtë e Kryeministrit të vendosë për atë çfarë duhet të marrin republikanët. “PR-ja është aleate e PD-së dhe sigurisht që përfshirja e saj sërish në qeveri mirëpritet nga ne. Por është vetë z. Berisha që vendos se cilin post ministror duhet të drejtojnë republikanët dhe nuk na takon asnjërit prej nesh që të flasim konkretisht për këtë çështje”, - tha ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Jemin Gjana. Gjithsesi demokratët çmojnë rolin e republikanëve si aleat besnikë të tyre, duke theksuar se ata e meritojnë një portofol ministror në qeveri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›