E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjana: Për Klimën nuk ka kufij administrativë

Në kuadër të hapjes së Konferencës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimaterike, Instituti për studimet urbane në Tiranë zhvilloi një konferencë lidhur me problematikën. I pranishem ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike Jemin Gjana, i cili tha se mbështetja e qeverisë për problemet klimaterike në rajon është e lartë. Sipas Gjanës ne si vend, i cili bëjmë pjesë në Ballkanin Perëndimor dhe që kemi vendosur anëtarësimin në Bashkimin Europian duam të tregojmë se për çështjet mjedisore nuk ka kufij administrativë. Më shumë se 190 kombe mblidhen në Kopenhagen në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimsë në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje për uljen e efekteve dëmtuese mbi klimën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›