E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë e partive popullore rezolutë BE-së për liberalizimin e vizave me Shqipërinë

Përfaqësues të forumeve rinore të partive popullore europiane kanë vlerësuar progresin e arritur nga Shqipëria në luftnë ndaj korrupsionit dhe në mënyrë të veçantë në liberalizimin e vizave.
Për presidentin e YEPP-it, Loren Skouteten, mbajtja e konferencës me temë “Zgjerimi i Bashkimit Europian” dëshmon fokusimin e energjive të maxhorancës në proceset integruese të vendit.
Lorn Skouteten, President i Forumeve Rinore të partive Popullore Europiane
“Ishte një konferencë e suksesshme dhe pamë që e gjithë puna e qeverisë është fokusuar në proceset integruese të vendit, në mënyrë që edhe Shqipëria të jetë sa më parë në familjen europiane. Tashmë duket se prioritet kryesor për qeverinë është liberalizimi i vizave dhe të gjitha energjitë janë fokusuar mbi këtë çështje, që tashmë përbën një prioritet. Por do të thoja se gjatë këtyre viteve Shqipëria ka bërë një progres të madh në luftën kundër korrupsionit dhe jam i sigurtë se qeveria dhe kryeministri është dedikuar tërësisht në çrrënjosjen e plotë të këtij fenomeni.
Për Kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Gert Bogdani takimi i zhvilluar në Tiranë, i cili përkoi dhe me vigjiljen e 8 Dhjetorit u finalizua me një resolutë ku i bëjnë thirrje vendeve të BE-së për të përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave brenda muajit qershor.
Gert Bogdani “60 pëfaqësuesit votuan një resolutë ku mbështesin Shqipërinë dhe i bëjnë thirrje BE-së për të përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave brenda qershorit 2010.”
Konferenca e të rinjve të partive popullore europiane u zhvillua në Tiranë, pak kohë pasi Bashkimi Europian mori vendimin për pranimin e kërkesës së Shqipërisë si vend kandidat për anëtarësimin në këtë familje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›